“Lujta pra” – Ramiz Lladrovci thotë se e mposhti me vota edhe Sami Lushtakun

Ramiz Lladrovci ia ka dalë që të fitojë qysh në raundin e parë Komunën e Drenasit, por tani si kandidat i pavarur, duke u rikonfirmuar si kryetar i kësaj komune.
Pas mosmarrëveshjeve që kishin për muaj me radhë, Lladrovci vendosi të kandidonte si i pavarur për Drenasin, pasi kryesia e PDK-së vendosi që të futej në këtë garë me Petrit Hajdarin, raporton Telegrafi.
Mirëpo, qytetarët e Drenasit ia besuan edhe një mandat Lladrovcit, derisa në një lidhje direkte me autorin e emisionit “Debat Plus”, Ermal Padurin, ai tha se e ka mposht me vota edhe Sami Lushtakun nga Skenderaj.
“Lujta pra. Ermal, kemi fituar bindshëm, e kemi mposhtur edhe Skenderajn me vota”, thotë kryetari i Drenasit.
Lladrovci ka marrë 13,140 vota në Drenas apo në përqindje 52,31 për qind, ndërsa Lushtaku në Skenderaj ka marrë 12,433 vota e përkthyer në përqindje 83,45 për qind. /Telegrafi/




















































