LAJMI I FUNDIT:

Luis Suarez shënoi het-trik për 38 minuta në debutimin e tij me Gremion, në fund fitoi trofeun

Luis Suarez shënoi het-trik për 38 minuta në debutimin e tij me Gremion, në fund fitoi trofeun

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Barcelonës, Luis Suarez shënoi një het-trik të jashtëzakonshëm brenda 38 minutave lojë në debutimin e tij për klubin e ri Gremio.

Suarez ishte një lojtar i lirë në verë dhe vendosi të kthehej në klubin e fëmijërisë, Nacional, për një vit në vendlindjen e tij Uruguai. Ai shënoi tetë herë në 14 ndeshje të ligës për të ndihmuar Nacional të bëhej kampion i Primera Division.


Por, ai shkoi në Kupën e Botës pa klub, përpara se të nënshkruante një marrëveshje dyvjeçare me Gremion më 31 dhjetor.

Ai tani bëri paraqitjen e tij të parë me klubin brazilian në një fitore 4-1 kundër Sao Luiz mbrëmë (e martë) dhe nuk zhgënjeu.

Pamje fantastike, 30 mijë tifozë të Gremios morën pjesë në prezantimin e Luis Suarez
Lexo po ashtu Pamje fantastike, 30 mijë tifozë të Gremios morën pjesë në prezantimin e Luis Suarez

Suarezit iu bë një pritje e zhurmshme në fillim të kësaj jave, kur mbi 30 mijë  tifozë dolën për prezantimin e tij zyrtar dhe uruguaiani filloi t’ua kthej me gola.

Sulmuesi uruguaian e nisi shënimin e golave ​​me një goditje të bukur me parabolë mbi portierin kundërshtar vetëm katër minuta pas fillimit të ndeshjes.

Ai u kthye për golin e dytë në minutën e 30-të, para se të shënonte një gol tjetër të bukur në minutën e 38-të për të vulosur het-trikun.

Ky ishte het-triku i parë i Suarezit në 45 minutat e para që kur ai ‘shkatërroi’ Norwich Cityn në Anfield në sezonin e tij të mrekullueshëm 2013/14.

Skuadra e Porto Alegre shënoi të katër golat në pjesën e parë për të ngritur titullin e Superkupës së Recopa Gaucha.

“Mendoj se ishte debutimi më i madh, hera e fundit që shënova në debutimin tim ishte me Atletico Madridin”, ka thënë Suarez për ESPN.

Suarez ka shënuar mbi 500 gola në karrierë për klubet dhe kombëtaren dhe nuk duket se shënimet ij do të ndalet së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori