Gjon Karrica apo siç njihet për publikun, Lugati, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Weeknd” mban titullin kënga, e tij e radhës, e cila është shoqëruar edhe me videoklip.


Ai vjen me një mënyrë interesante interpretimi, ku edhe shquhet për këngët, e temat që trajton.

Screenshot 5 33 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet këngëtari në bashkëpunim me Nikko me producim nga Ilir Isufi e Filip Alexander.

Miksimi dhe masterizimi ndërkohë u bë nga GetCrispy.

Screenshot 6 28 Foto: Screenshot/YouTube

Nën drejtimin e Gerti Ibras, besohet që kjo këngë do të pritet mirë e pëlqehet nga publiku.

Lugati ndryshe mori famë të madhe gjatë qëndrimit të tij në edicionin e parë të Big Brother. /Telegrafi/