LAJMI I FUNDIT:

Luftime të reja në Luginën Panjshir të Afganistanit – zona e vetme që nuk ka rënë në duart e talebanëve

Luftime të reja në Luginën Panjshir të Afganistanit – zona e vetme që nuk ka rënë në duart e talebanëve

Luftime të reja janë raportuar në Luginën Panjshir të Afganistanit, zona e fundit e territorit që ka mbetur jashtë duart të talebanëve.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një nga udhëheqësit e rezistencës në luginë, Amrullah Saleh, hodhi poshtë raportet se talebanët e kishin kapur edhe atë zonë.


Por ai e pranoi se gjendja është e vështirë, pasi talebanët po mbyllin linjat e telefonit, internetit dhe energjisë elektrike.

Luftimet vijnë derisa talebanët synojnë të finalizojnë një qeveri në vend.

Lugina Panjshir, në veri të kryeqytetit Kabul, është një nga provincat më të vogla të Afganistanit dhe e vetmja që nuk ka rënë në duart e talebanëve.

Fortesa tradicionale anti-talebanë është shtëpia e diku midis 150 mijë dhe 200 mijë njerëzve dhe është e fshehur prapa majave të maleve. /Telegrafi/