Azerbajxhani ka filluar sulmet në drejtime të ndryshme në afërsi të kufirit me Armeninë, në veçanti në pozicionet mbi Vardenis, Gois, Kapana dhe Jermuk.

Një banor i Gorisit ka thënë për mediat armene, se zhurma e artilerisë në qytet ka mundur të dëgjohet nga ora 23:30, transmeton Telegrafi.


Ai shtoi se sulmet janë zhvilluar në rajonin e Sevlichës. Në anën tjetër banorët kanë vërejtur fluturaket pa pilot duke lëvizur në drejtim të Kornixhorit.

Grigorjani ka theksuar se forcat e armatosura të Azerbajxhanit, kanë kryer sulme edhe në drejtim të Kapanit, duke përdorur fluturaket pa pilot.

Në rrjetet sociale janë publikuar video të ndryshme amatore që dëshmojnë për këto sulme. /Telegrafi/