LAJMI I FUNDIT:

“Lufthansa” largon nga puna 800 veta

“Lufthansa” largon nga puna 800 veta

Kriza duket se nuk kursen as gjermanët. “Lufthansa” do të shkurtojë plot 800 punonjës të divizionit të transportit të mallrave.

Industria e transportit të mallrave po vuan një krizë të paprecedentë gjatë dy viteve të fundit. Nga 800 vendet e punës që do të shkurtohen, 500 prej tyre janë në Gjermani, ç`ka përbën një precedent të rrallë.


Lufthanasa ka një staf prej 4600 punonjësish në të gjithë botën në këtë divizion. Pavarësisht se është kompania numër një në Gjermani për transportin, nuk duket se është po aq e konkurrueshme në nivel global.

Shoqata e transportit ajror projektonte një rritje të sektorit me 3 për qind përgjatë këtij viti, ndërkohë që sot projeksionet flasin për një rritje prej vetëm 2.1 për qind. Industria e transportit të mallrave lëviz në një kah krejt të kundërt me atë të transportit të udhëtarëve.

Ky vit pritet të jetë më i suksesshmi për transportin ajror të udhëtarëve ndër vite. Me largimin e 800 punonjësve, Lufthansa projekton të kursejë plot 80 milionë euro në vit. Nga flota e kompanisë, dy avionë Boeing janë lënë pezull, të paktën për momentin si pasojë e krizës. /Telegrafi/