Eprorë e ushtarë të ushtrisë serbe, 18 vjet pas Betejës së Koshares, flasin për tmerrin dhe humbjet që kanë përjetuar në luftimet me forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një tribunë të organizuar në Beograd me temën “Beteja e Koshares”, raporton “Telegraf.rs”, ushtarakët serbë kanë treguar se beteja për Kosharen ka zgjatur 67 ditë dhe se një betejë e tillë nuk mbahet mend.
Koloneli Ljubinko Gjuroviq, komandant i njësitit për mbrojtjen e Koshares, duke kujtuar atë kohë thotë se në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri atëherë kishin 1, 357 luftëtarë, por thotë se ishte e pamundur të mbrohet Kosharja, kur përballë kishin 6000 luftëtarët të UÇK-së në vijën e parë dhe 2000 në vijën e dytë dhe 34 tanke, transmeton Telegrafi.
“Kushtet atmosferike dhe gjeografike ishin të tmerrshme po aq sa armiku”, thotë ai.
Ndërsa, kapiteni Dushan Jokiq, komandant i togut për mbrojtjen e Koshares, thotë se deri në vitin 1999 kodrat e Dinarës dhe Velebitit janë përvoja e tij me e hidhur.
“Kam luftuar në Velebit, kam menduar se në malet Dinarike është më së vështiri, por ai që ua ka lënë emrin Bjeshkëve të Nemuna, ka pasur të drejtë… Atje ku ishte togu im, bora ishte deri në brez. Kur në atë lartësi binte mjegulla, atëherë të bëhej sikur je në një planet tjetër. Jam mërdhirë i tëri. Ferri i Koshares kurrë mos u përsëritët”, thotë ai.
Vojislav Vukashinoviq ishte luftëtari më i ri serb, i cili në moshën 19-vjeçare kishte shkuar të shërbejë në ushtrinë e atëhershme jugosllave.
“Për betejën e Koshares nuk mund të flitet pa emocione…”, thotë Vukashinoviq, teksa flet për vrajën e kapitenit Koshanin, Tibor Cerne.
Ai thotë se gjatë luftimeve ishte plagosur dhe në atë betejë e ka lënë gjysmën e kokës.
“Fatkeqësisht shokët e mi i kam lënë më 17 maj. Këtë kurrë nuk do t’ia falë vetes. Askush atëherë nuk mendonte se çfarë force na sulmonte, por çfarë shenjtërie po mbronim… Kishim ushqim dhe ujë, por as nuk kemi ngrënë as nuk kemi pirë, sepse nuk kishim kohë për këtë. Të gjithë 108 luftëtarët tanë kanë vdekur heroikisht. Gjithashtu 256 janë plagosur heroikisht, por edhe ata që shpëtuan ishin me fat heronjsh”, thotë Vukashinoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”
Kryeziu: Përplasjet Qeveri-Presidencë në disfavor të Kosovës
Ahmeti: Presim mbështetjen e qytetarëve në mbrojtjen e legjitimitetit dhe Marrëveshjes së Ohrit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë