LAJMI I FUNDIT:

Luftërat e sotme, që po “harrohen” nga mediat!

Luftërat e sotme, që po “harrohen” nga mediat!

Gjithë vëmendja është përqendruar në Siri javët e fundit, duke harruar ekzistencën e disa luftërave që kanë marrë mijëra jetë njerëzish, por konsiderohen “të parëndësishme”. Nga kasaphana në Sudanin e Jugut te Donbassi, ja luftërat e harruara nga mediat dhe perëndimi:

JEMENI NUK PËRBËN MË LAJM


Mëshira e Perëndimit që shfaqet vetëm në momente dhe vende të caktuara, duket se është me sens unik. Tragjedia e Aleppos pushtoi faqet e para të gazetave në gjithë botën, por lufta e Jemenit nuk përbën lajm për askënd. Që prej marsit të shkuar nisi fushata saudite kundër rebelëve Houti. 12 mijë qytetarë jemenas humbën jetën. Tre milionë është numri i personave që kanë mbetur pa strehë ndërkohë që gjysma e popullsisë jeton me ndihma humanitare. Lufta e censuruar në Jemen është një ndër përplasjet më të fuqishme të shiitëve proiranianë dhe sunitëve të sponsorizuar nga Riadi. Jemeni nuk vlen sa lumenjtë e lotëve të krokodilit që u derdhën për Sirinë pavarësisht se ka vdekje përditë. Edhe pse Jemeni është një luftë e harruar qëllimisht, Al Kaeda dhe ISIS janë protagonistë aty duke kryer sulme të panumërta kamikaze.

SOMALIA, KAOSI I HARRUAR

Në 29 dhjetor Somalia duhet të bëhet me president, pas tre shtyrjesh dhe dekadash luftërash civile dhe anarkie. Vetëm nëse terroristët e Al Shabab nuk hedhin gjithçka në erë. Në javët e fundit “martirët” kanë goditur në mënyrë të përsëritur në zemër të Mogadishut, duke hedhur makina në erë dhe duke sulmuar institucione. Sulmi më gjakatar ndodhi hyrje të portit ku një furgon-bombë vrau 29 vetë, pak ditë më parë. Askush nuk foli për këtë gjë në mediat perëndimore, asnjë rresht i vetëm. Madje edhe ndërhyrja e 300 trupave speciale amerikane nuk është pasqyruar. Navy Seal team 6 është rreshtuar krah trupave të Bashkimit Afrikan për të luftuar terroristët. 21 mijë ushtarët e Bashkimit Afrikan kanë nevojë për ndihmë për të luftuar terroristët, por mbështetja ka qenë minimale.

HESHTJE MBI KRIMET NË BIRMANI

Ju kujtohet heroina birmaneze Aung San Suu Kyi? Çmimi Nobel për paqen, simboli i rezistencës demokratike ndaj regjimit të gjeneralëve ka marrë më në fund pushtetin në Birmani (Mianmar). 5 muaj pas ardhjes në pushtet, shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që e mbështetën fuqimisht, tashmë e akuzojnë për spastrim etnik në perëndim të vendit ku gjendet një minorancë myslimane. Human Rights Watch ka sjellë edhe prova të këtij spastrimi falë satelitëve. Dëshmi të tmerrshme janë publikuar lidhur me këto krime. Asnjë gazetar nuk ka hyrë në këto territore për të bërë investigimin më të vogël. Ca nga frika, ca nga mungesa e interesit. Që prej 9 tetorit 21 mijë myslimanë janë arratisur nga Birmania për t’i shpëtuar vdekjes së sigurt. Nëse do të kishte ndodhur në Siri, mediat do të ishin mbushur me lajme për këtë ngjarje.

SUDANI JUGOR, TMERRI I PANJOHUR

Vendi i fundit i shpallur i pavaruar, pesë vjet më parë, është zhytur në një luftë të frikshme civile. Përplasja mes presidentit Salva Kiir dhe ish zëvendësit të tij ka shkaktuar mijëra viktima. Dy liderët përfaqësojnë anët e kundërtë të “Lëvizjes për çlirimin e popullit sudanez” dhe trupat e tyre kanë shkaktuar tmerre pafund. Në muajin tetor çdo ditë 3500 njerëz braktisnin shtëpitë për t’u arratisur ku të mundnin. 17 mijë fëmijë besohet të jenë rekrutuar si ushtarë ndërkohë që motrat e tyre përdoren si skllave seksi.

LUFTA E HARRUAR NË AFGANISTAN

15 vjet pas ndërhyrjes së aleatëve, 500 miliardë dollarë të shpenzuara dhe 150 mijë njerëz të vdekur, Afganistani u harrua. Lufta atje vazhdon dhe talebanët bëjnë përpara. 5 provinca të rëndësishme kërcënohen nga pushtimi taleban, pavarësisht se ka shumë trupa të NATO-s, përfshirë edhe shqiptare. Talebanët kontrollojnë aktualisht më shumë territor se qeveria dhe ka të vdekur përditë, por Afganistani ka dalë jashtë reflektorëve të medias.

“VRIMA E ZEZË” E DONBASSIT

Një tjetër luftë po zhvillohet në zemër të Europës, por askush nuk interesohet për të. Në Donbass të Ukrainës vazhdon përplasja mes filorusëve dhe ushtrisë ukrainase. Në teori aty duhet të kishte armëpushim, por shkëmbimet e zjarrit janë të përditshme. Procesi i zgjidhjes politike lindi “i vdekur” dhe vështirë të arrihet ndonjëherë një marrëveshje. Donbassi është i kërcënuar nga një konflikt me intensitet të ulët, që deri tani ka kushtuar 30 mijë të vdekur e të plagosur. Lufta e radhës e harruar nga perëndimi, dhe mediat. /Përshtati me shkurtime Amarildo Lumani/TemA/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori