Arsenali dhe Bayern Munichu po luajnë baras me rezultat 1-1 pas pjesës së parë në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë solli një ritëm të lartë dhe një lojë të hapur, me të dyja skuadrat që krijuan raste të qarta dhe treguan efikasitet të pjesshëm para portës.


Arsenali e nisi ndeshjen më mirë dhe gjeti avantazhin në minutën e 22-të.

Jurrien Timber u shkëput shkëlqyeshëm në një goditje këndi dhe me një goditje të saktë me kokë e dërgoi topin në cepin e majtë të portës, duke e çuar rezultatin në 1-0.

Vetëm pak minuta më herët, londinezët kishin humbur një mundësi të artë. Në minutën e nëntë, Leandro Trossard u gjend i lirë brenda zonës pas një pasimi perfekt, por gjuajtja e tij kaloi shumë pranë shtyllës së djathtë.

Bayern reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Në minutën e 31-të, Arsenali rrezikoi përsëri kur Eberechi Eze humbi një shans të madh, duke goditur ngjitur me shtyllën.

Ky rast i shpëtuar u ndëshkua vetëm një minutë më vonë: Lennart Karl përfitoi nga një asist i mrekullueshëm i Serge Gnabry, dhe me qetësi të madhe shënoi nga afërsia për 1-1 në minutën e 32-të.

Gjermanët morën edhe një karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të vonuar të Dayot Upamecano (23’), ndërsa Arsenali bëri ndërrimin e parë të detyruar në minutën e 38-të, kur Noni Madueke zëvendësoi Leandro Trossard./Telegrafi/

telegrafi sport app