LAJMI I FUNDIT:

Luftë në Vlorë: Grabitësit e bankës rrahën rojën dhe qëlluan me kallash (Video)

Luftë në Vlorë: Grabitësit e bankës rrahën rojën dhe qëlluan me kallash (Video)

Terrori dhe paniku kanë përfshirë qendrën e Vlorës në mes të ditës, kur persona të armatosur grabitën mes të shtënave të armëve filialin e një banke.

Për afro 10 minuta punonjësit e bankës në Sheshin e Flamurit, klientët si dhe kalimtarët në rrugë kanë mbetur të terrorizuar.


Tre grabitës me maska kanë rrahur rojën e objektit, i kanë hedhur armën tutje dhe më pas kanë hyrë në filial duke qëlluar me armë.

Një emigrante bashkë me dy fëmijët që po hapte një llogari bankare ka shpëtuar për pak nga vrasja, teksa grabitësit e kanë qëlluar pranë këmbëve me armë dhe i kanë marrë shumën prej 1 milion lekësh të rinj.

roja1

Por situata është tensionuar edhe më shumë kur ka mbërritur makina e blinduar që transporton lekët e bankës.

gezhoja2

Grabitësit e armatosur kanë qëlluar në drejtim të makinës me kallashnikov dhe pistoleta. Burime jozyrtare pohojnë se edhe rojet e sigurisë janë kundërpërgjigjur, por duke qëlluar në ajër.

Disa momente më vonë, grabitësit janë larguar me një makinë tip Benz ngjyrë të kuq të cilën e kanë braktisur rreth 800 metra më larg pranë një tjetër banke, punonjësit e së cilës të përfshirë nga paniku kishin mbyllur dyert.

emigrantja3

Banda e armatosur është zhdukur në këmbë në brendësi të lagjes dhe ndërsa e gjithë policia është ngritur në këmbë për kapjen e pjesëtareve të saj. Nga hetimet paraprake rezulton se makina e përdorur për grabitjen spektakolare në mes të sezonit turistik, rezulton të jetë në pronësi të një emigrant i cili ka denoncuar të dielën vjedhjen e saj.

mercedesi4

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive

Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Lajme
Kalo në kategori