LAJMI I FUNDIT:

Luftë e paparë deshësh në Tropojë, bareshat nuk i ndalin dot (Video)

Luftë e paparë deshësh në Tropojë, bareshat nuk i ndalin dot (Video)

Jemi mësuar të përcjellim dyluftime të ashpra kafshësh nga ndonjë Safari i largët afrikan, ku lufta për mbijetesë mbizotëron kudo. Por kësaj here dueli vjen nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për një dyluftim të ashpër deshësh në Tropojë.


Fotografi Fation Plaku ka publikuar një video, ku një tufë e madhe delesh shihet në mal në zonën e Currajt të Epërm. Disa vajza simpatike, që mendohet se janë baresha mundohen ta shpërndajnë kopenë por më kot.

Më pas dy deshë përplasin brirët gjatë pëleshjes së tyre për të kontrolluar territorin dhe për të joshur delet rudë.

Shihni videon, ku duket edhe një bari me fyell, tipik për zonën e bjeshkëve.