LAJMI I FUNDIT:

Lufta tregtare SHBA-Kinë, kryefjala e samitit të G7-së

Lufta tregtare SHBA-Kinë, kryefjala e samitit të G7-së
Kryeministri britanik Boris Johnson, pjesëmarrës në samitin e G7-së në Francë | Foto: Dylan Martinez - Pool/Getty Images/Guliver

Lufta tregtare sidomos ajo që ka vendosur përballë dy ekonomitë më të mëdha të botës, ka qenë padiskutim tema kryesore e samitit të G7-së në Biarritz të Francës.

Vetëm një tregti e lirë dhe e barabartë mund të garantojë rritjen ekonomike si dhe të garantojë interesin kombëtar, ishte pikërisht kjo kryefjala e samitit.


Thuajse të gjithë liderët e pranishëm në samit i kanë bërë presion kreut të Shtëpisë së Bardhë për t’u tërhequr nga politikat proteksioniste, pasi ekonomia botërore ndodhet në një rrezik të madh.

Samiti i G70-së vulosi edhe atë që dukej e pashmangshme, miqësinë ndërmjet Donald Trump dhe Boris Johnson. Këta folën për mundësinë e një pakti tregtar mes dy vendeve, si dhe për mundësitë ende të pashfrytëzuara për të bërë biznes.

Pritet dialog SHBA-Kinë për të evituar vendosjen e barrierave tregtare
Lexo po ashtu Pritet dialog SHBA-Kinë për të evituar vendosjen e barrierave tregtare

I zoti i shtëpisë Emmanuel Macron ka mbajtur të ndezura temat kryesore të samitit, ndërkohë që bëri edhe një lëvizje surprizë, duke sjellë në takim ministrin e Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, pa e paralajmëruar diçka të tillë.

Macron ndërkohë është mandatuar nga vendet e G7-së për të qenë ai negociatori i marrëveshjes bërthamore me Iranin. /Telegrafi/