Këtë vit duket se Superliga e Turqisë do të vendoset mes dy gjigantëve të futbollit të këtij vendi, Fenerbahces dhe Galatasarayt.

Të dy skuadrat pas xhiros së 15-të kanë nga 40 pikë dhe mbajën pozitat një dhe dy.


Feneri është lider pasi ka goldallim më të mirë, derisa dy gjigantët ende nuk janë përballur mes vete, gjë që dot ta bëjnë me 24 dhjetor.

409473160 902235137933790 7937139330757657523 n

Si Feneri ashtu edhe Galata, kanë nga 13 fitore, një barazim dhe një humbje deri më tani, ndërsa kanë krijuar skuadra shumë të forta, ku sulmi i tyre udhëhiqet nga emra të respektuar të futbollit evropian, si Mauro Icardi dhe Edin Dzeko.

Argjentinasi dhe boshnjaku kanë shënuar nga 12 gola deri më tani, me Icardin që ka edhe pesë asistime, ndërsa Dzeko ka shtuar dy.

409032226 886900726137059 1373443567055193324 n

Lufta për titull e kampionit do të varet shumë edhe nga forma e këtyre dy lojtarëve, që po udhëheqin skuadrat e tyre drejt fitoreve.

Fenerbahce dhe Galatasaray po ashtu janë larguar shumë edhe nga ndjekësit më të afërt si Kayserispor dhe Besiktas që kanë nga 26 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app