Parashikimet për rritjen e bruto prodhimit të brendshëm në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë vitit 2022, janë ulur nga 4.1 për qind në 3.1 për qind, thuhet në raportin e rregullt gjashtëmujor të Bankës Botërore për rajonin.
Ekonomitë e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, pavarësisht rimëkëmbjes së konsiderueshme nga pandemia COVID-19, tani po përballen me një sfidë të re, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, thuhet në raport.
“Lufta në Ukrainë ka tronditur gjithë rajonin, veçanërisht përmes rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Ky konflikt ka ndërprerë flukset e investimeve dhe të tregtisë së jashtme, si dhe ka vënë në pikëpyetje rimëkëmbjen”, thekson raporti.
Sipas tij, inflacioni do të vazhdojë të rritet, për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimit dhe të energjisë, ndërsa rënia e eksporteve, ndërprerjet në zinxhirët e furnizimeve dhe reduktimi i të ardhurave nga turizmi, pritet të ngadalësojnë rritjen ekonomike.
“Prodhimi total i ka tejkaluar nivelet e para-pandemisë, por masat për luftimin e pandemisë kanë rezultuar me borxh më të lartë publik, duke lënë shenja të përhershme në të gjashtë ekonomitë”, thekson raporti.
“Rritja e bruto prodhimit të brendshëm në Ballkanin Perëndimor ka arritur në 7.4 për qind në vitin 2021, pas një rënieje prej 3.2 për qind në vitin 2020. Bruto Prodhimi i Brendshëm duhet t’i tejkalojë nivelet para pandemisë në vitin 2022”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.
Rritja në vitin 2021, thekson raporti, ka rezultuar me 227,300 vende të reja pune në Ballkanin Perëndimor.
Sipas Bankës Botërore, deficiti mesatar është ulur për 4 për qind të bruto prodhimit të brendshëm, krahasuar me vitin 2020, ndërsa borxhi publik ka rënë në 56.5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm në vitin 2021.
Inflacioni është në rritje, sepse rritja globale e çmimeve nga mesi i vitit 2020 ka ushtruar presion edhe mbi çmimet e mallrave dhe të dërgesave të tyre. Ky inflacion “i importuar” është ndier në të gjithë Ballkanin Perëndimor, thuhet në raportin e Bankës Botërore.
Çmimet e produkteve në Kosovë, sikurse në vende të tjera të botës, kanë nisur të rriten qysh vitin e kaluar, për shkak të pandemisë COVID-19.
Rritja ka vazhduar edhe pasi Rusia ka nisur luftën në Ukrainë, në muajin shkurt, pasi të dyja këto vende janë ndër eksportueset më të mëdha të grurit dhe produkteve të tjera.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni në muajin mars në Kosovë është rritur për 10 për qind, krahasuar me muajin mars të vitit 2021.
Sipas ASK-së, ngritja më e madhe e çmimeve është vërejtur te faturat e energjisë elektrike: 13 për qind. Vajrat dhe yndyrat ushqimore kanë pasur rritje prej 11.3 për qind, pijet alkoolike për 5.9 për qind, ndërsa veshjet për 4.9 për qind.
Kosova importon pothuajse të gjitha llojet e produkteve nga shtetet e rajonit dhe Evropës.
Sipas të dhënave të ASK-së, importi i mallrave në janar të këtij viti ka kapur vlerën e 338.1 milionë eurove, ndërsa eksporti ka qenë në vlerë prej 64.2 milionë eurosh. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel