Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës nisi një hetim paraprak mbi dyshimet për krime kundër njerëzimit të kryera nga presidenti filipinas, Rodrigo Duterte, në “kryqëzatën” e tij brutale kundër drogës.
Gjykata mori vitin e shkuar një raport që paraqiste prova se, Duterte ishte përgjegjës personalisht për ekzekutimet pa gjyq dhe vrasjet masive gjatë 3 dekadave, që kur ai nisi luftën kundër drogës në vitin 1988, ndërsa ishte kryebashkiak i qytetit Davao.
Statistikat zyrtare në Filipine tregojnë se, 4.000 njerëz janë vrarë nga policia në operacionet antidrogë, që kur Duterte u bë president. Por, në raportin e prezantuar nga një avokat filipinas shkruhet se, bilanci i viktimave i kalon 8.000.
Prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale thanë se do të hetojnë dyshimet për krime, të kryera të paktën që prej 1 korrikut 2016, në kuadër të fushatës kundër drogës.
Nisma është hetimi i parë paraprak që kjo gjykatë zhvillon në një komb në juglindje të Azisë. Opozita filipinase tha se hetimi i gjykatës tregon se akuzat ndaj Dutertes kanë legjitimitet në luftën e përgjakshme kundër drogës, që ende vazhdon.
Në krahun tjetër, zëdhënës të Dutertes thanë se hetimi është humbje kohe dhe parash nga gjykata ndërkombëtare, madje përbën edhe shkelje të sovranitetit të Filipineve.
Që prej marrjes së pushtetit në vitin 2016, Duterte nisi fushatën e premtuar kundër drogës dhe kritikët e tij thonë se policia ekzekuton e mbrojtur nga presidenti. Vet Duterte nuk ka folur për hetimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, por më herët e ka cilësuar atë si një institucion plehrë, hipokrit dhe të padobishëm, madje edhe e ka sfiduar që ta gjykojë. /topchannel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre