LAJMI I FUNDIT:

Lufta legjendare kundër Frazier, dalin në ankand pantallonat e shkurtra të Muhamed Ali me një çmim marramendës

Lufta legjendare kundër Frazier, dalin në ankand pantallonat e shkurtra të Muhamed Ali me një çmim marramendës

Pantallonat e shkurtra të veshura nga boksieri legjendar Muhammad Ali në luftën e tij të famshme “Thriller in Manila” kundër Joe Frazier do të dalin në ankand javën e ardhshme dhe pritet të arrijnë më shumë se gjashtë milionë dollarë.

Pantallonat e shkurtra të bardha prej sateni u nxorën në shitje në shtëpinë e njohur të ankandeve Sotheby’s të enjten dhe oferta tashmë ka arritur në 3.8 milionë dollarë, raportoi BBC.


Ankandi në degën e Sotheby’s në New York do të zgjasë edhe gjashtë ditë të tjera, deri më 12 prill.

Lufta legjendare ‘Thriller in Manila’ u zhvillua në tetor të vitit 1975 në kryeqytetin e Filipineve dhe është një nga duelet më të rëndësishme në historinë e boksit.

Frazier e kishte mposhtur Muhammad Aliun në luftën e parë, duke u bërë boksieri i parë që e mposhti atë.

Ali e mposhti Frazierin në një revansh pa titull në vitin 1974 dhe u zhvillua ndeshja e famshme e Manilës, të cilën Ali e fitoi pas 14 raundesh, pasi ekipi i Frazier e hodhi peshqirin duke dorëzuar ndeshjen.

Një nga sportistët më legjendar të të gjitha kohërave, Muhammad Ali, vdiq në qershor të vitit 2016 në moshën 74-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e Parkinsonit për pjesën më të madhe të karrierës së tij pas boksit. Fraser vdiq në vitin 2011 në moshën 76-vjeçare. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori