LAJMI I FUNDIT:

Lufta kundër fake news: Rruga e mediave drejt transparencës dhe kredibilitetit

Lufta kundër fake news: Rruga e mediave drejt transparencës dhe kredibilitetit

Çka është keqinformimi dhe dezinformimi, sa janë të shprehura në mediat në Kosovë këto dukuri e cilat janë sfidat e gazetarëve në epokën digjitale – janë disa prej çështjeve që u diskutuan të premten në HaPiTe Space.

Të ftuar në këtë event ishin ekspertë në fushën e medias dhe teknologjisë, si Muhamet Hajrullahu, kryeredaktor në Telegrafi.com, Rezarta Delibashzade-Krasniqi, drejtoreshë ekzekutive në D4D, dhe Festim Rizanaj – hulumtues në Hibrid.info.


Diskutimi që u bë mes folësve synoi që ta rrisë ndërgjegjësimin për sfidat që paraqet shpërndarja e informacionit të rremë.

Kryeredaktori Hajrullahu tha se sot sfidë për gazetarët dhe mediat është publikimi i informacionit në kohë reale dhe po ashtu verifikimi i informacionit, që e bën dallimin mes mediave kredibile dhe atyre joprofesionale.

Muhamet Hajrullahu

“Ne si Telegraf jemi duke i kushtuar shumë vëmendje temave që kanë të bëjnë me dezinformimin. Kemi nisur një edicion special të një serie të pod cast-ave që kanë të bëjnë kryesisht me mediat, me menaxhimin, diskursin publik e të gjitha këto”, u shpreh Hajrullahu.

Ai tutje shtoi se për Telegrafin është shumë i rëndësishëm procesi i verifikimit të informacionit dhe gjithnjë sigurohen që informacioni i publikuar të jetë zyrtar.

“Po e marr shembull zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës. Zhvillimet që kanë ndodhur kanë qenë jashtëzakonisht të ndjeshme për t’i raportuar, për faktin që ka pasur informata të pakonfirmuara. E cka bëjmë ne si Telegraf në këto raste? Ne i kemi disa rregulla që janë shumë bazike e që i respektojmë. Pra, e respektojmë Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës, ku edhe jemi anëtar. E para. E dyta, kur çështjet janë të ndjeshme, ne publikojmë vetëm informacione zyrtare apo kur bëhet fjalë për zhvillimet në botë, citojmë vetëm mediat të cilat janë kredibile”, tha Hajrullahu.

Ndërkaq, Rizanaj foli për konceptin e fake news-it dhe tregoi se në vazhdimësi monitorojnë mediat duke bërë identifikimin e përmbajtjeve të cilat përmbajnë informacione të pasakta apo tituj që nuk përkojnë me përmbajtjen e tekstit.

Festim Rizanaj

“Keqinformimi përmban përmbajtje që është e rreme, mashtruese ose e nxjerrë jashtë kontekstit, por pa ndonjë qëllim për të mashtruar. Ndërsa, dezinformimi është përmbajtje e rreme ose mashtruese e krijuar qëllimisht me qëllim për të mashtruar dhe shkaktuar dëm. Të gjitha këto përbëjnë çrregullim informative ku hyjnë edhe gabimet dhe manipulimet”, tha Rizanaj.

E Delibashzade-Krasniqi tha se D4D tash e dy vjet përcjell kanalet të cilat kanë çrregullim të informacionit.

Rezarta Delibashzade-Krasniqi

Ajo po ashtu bëri të ditur se identifikojnë rastet kur përdoret gjuhë e urrejtjes ndaj grupeve të ndryshme, ndaj grave apo individëve të caktuar.

“Ne si D4D jemi pjesë e forumit për integritet të informacionit, ku kemi edhe institucione të ndryshme me të cilat i diskutojmë se si mund të arrijmë të mbrojmë qytetarët nga keqinformimi dhe në përgjithësi çrregullimi i informacionit. Po ashtu, jemi pjesë e një koalicioni për dezinformim, ku bashkë me disa organizata tjera mundohemi që përmes aktiviteve të ndryshme, t’i informojmë qytetarët që të mos bien pre e dezinformimit. Bashkëpunojmë edhe me universitete në mënyre që të arrijmë që këto njohuri t’i ndajmë me gazetarët e rinj, që të paktën të jenë më të informuar”, tha Delibashzade-Krasniqi.

HaPiTe Space është themeluar nga Hallakate, Pixels dhe Telegrafi, me qëllim të diskutimit të temave të ndryshme për komunitete të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori