LAJMI I FUNDIT:

“Lufta e Portokalleve” në Itali, tradita që daton nga Mesjeta

“Lufta e Portokalleve” në Itali, tradita që daton nga Mesjeta

Italianët në qytetin verior të Ivreas u argëtuan jo pak gjatë fundjavës në atë që njihet dhe është bërë e famshme si beteja e përvitshme e portokalleve.

Rreth 500 tonë portokalle të ardhura nga Siçilia përdoren në betejë, çdo vit ndërsa banorët i rikthehen një tradite që daton që nga mesjeta.


Sipas legjendës, portokallet përfaqësojnë kokën e një tirani djallëzor të shekullit të 12, sundimi shtypës i të cilit në Ivrea e çoi drejt prerjes së kokës.

Por beteja e portokalleve, në vetvete, nisi në vitet 1930 pasi vajzat që shikonin karnavalet e qytetit qëlluan me portokalle mbi parakaluesit për të tërhequr vëmendjen nga djemtë.

Pas kësaj, shpërtheu një luftë e vërtetë që sot ka edhe titullin zyrtar.