LAJMI I FUNDIT:

Luci: E gjithë bota është duke u përballur me probleme sa i përket saktësisë dhe kualitetit të informacionit

Luci: E gjithë bota është duke u përballur me probleme sa i përket saktësisë dhe kualitetit të informacionit

“Përballje Podcast” është produkti më i i ri i Telegrafi.com, i cili trajton tema që kanë të bëjnë me mediat dhe gazetarinë, rolin e tyre në informimin e drejtë dhe të saktë si dhe përballjen me çrregullimet e informacionit.

Të ftuar në episodin e parë të këtij Podcast-i ishin Besa Luci, kryeredaktore në “Kosovo 2.0” dhe Pajtim Gashi, drejtor i Programit NDI në Kosovë.


Në Podcast-in me Muhamet Hajrullahun, kryeredaktor i Telegrafi.com dhe autor i emisionit “Përballje”, të ftuarit folën për problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova sa i përket çrregullimit informativ.

Kryeredaktorja e “Kosovo 2.0” tha se këto janë probleme të cilat po ndodhin globalisht.

Besa Luci, kryreredaktore në Kosovo 2.0 në “Përballje Podcast”, foto: Ridvan Slivova

“Pra, anembanë botës jemi duke u përballur me problemet sa i përket saktësisë dhe kualitetit të informacionit. Mendoj se gazetaria ka ndryshuar shumë dhe problemet me të cilat përballemi sot. Një pjesë e këtyre problemeve kanë ardhur si rezultat i zhvillimeve teknologjike, epokës digjitale”, u shpreh Luci.

Ajo tutje tha se epoka digjitale ka sjell shumë të mira pasi e ka bërë informacionin më të qasshëm për një numër më të madh të njerëzve, por sipas saj ka sjell edhe një seri të problemeve me vete.

“Me këto probleme po ballafaqohemi në baza ditore, qoftë si profesionistë qoftë edhe si qytetarë për atë se çfarë është informacion i besueshëm edhe çfarë nuk është. Dy terme janë shumë të rëndësishme; keqinformimi dhe dezinformimi. Kisha pas dëshirë që ta shtoj edhe një; gazetarinë e dobët dhe me ditë se çka është dallimi mes njërës edhe tjetrës”.

“Përballje Podcast”, foto Ridvan Slivova

Luci dha një definicion të asaj se çfarë është gazetaria e dobët.

“Është ajo gazetari e cila nuk i përmbahet standardeve etike e profesioniste të fushës, nuk ka paanshmëri dhe neutralitet, në Kosovë e shohim këtë tendencën e copy-paste journalism, pra kur një medium e merr një artikull pa leje nga një medium tjetër dhe e publikon, pastaj ka informata të publikuara të cilat nuk janë të konfirmuara. Po ashtu mund të ketë narrativa të caktuara që kanë tendenca politike prapa tyre. Të gjitha këto hyjnë në kuadër të gazetarisë së dobët”, tha ajo.

Pastaj ajo përmendi keqinformimin, i cili siç shpjegoi, është prodhimi dhe publikimi i informacionit që është i pasaktë, por është i paqëllimshëm që dallon nga dezinformimi.

“Sepse informacioni i pasaktë që publikohet në kuadër të dezinformatës është i qëllimshëm dhe qëllimet mund të jenë qoftë politike, financiare etj”, u shpreh Luci.

 “Përballje Podcast” realizohet me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë Podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori