Gazeta italiane Tuttosport raporton se ish-mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Lucas Vázquez, i është ofruar Juventusit. Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë krahu dhe i është ofruar ish-lojtari i Real Madridit, Lucas Vazquez, i cili është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me klubin spanjoll. Sipas Tuttosport, pengesa kryesore për një transferim të mundshëm është paga e spanjollit 34-vjeçar, i cili në sezonin e fundit te Real Madrid ka fituar 4.5 milionë euro në vit. Aktualisht, Vazquez nuk është objektiv prioritar për Juven, por drejtori i klubit, Damien Comolli, do ta diskutojë mundësinë e transferimit të tij me trajnerin Igor Tudor. Për krahun e djathtë janë identifikuar edhe dy alternativa të tjera: Dodo i Fiorentinës, i vlerësuar rreth 30 milionë euro, dhe Josha Vagnoman nga Stuttgart. 

Në të njëjtën kohë, Juventusi është ende në bisedime me Sporting Lisbonën për Alberto Costa.


 Portugezi iu bashkua Juventusit në janar, dhe trajneri Tudor dëshiron ta mbajë atë në ‘Allianz Stadium’, megjithatë klubi është i hapur për ta shitur për 18 deri në 20 milionë euro. Ndërkohë, Timothy Weah ka arritur marrëveshje për kushtet personale me skuadrën e De Zerbit, Marseille, e cila tashmë ka nisur negociatat me Juventusin për të përcaktuar shumën e transferimit të reprezentuesit amerikan./Telegrafi/

telegrafi sport app