LAJMI I FUNDIT:

Lucas Hernandez apelon vendimin, por rrezikon burgun pas dhjetë ditësh

Lucas Hernandez apelon vendimin, por rrezikon burgun pas dhjetë ditësh

Futbollisti i Bayern Munichut, Lucas Hernandez është dënuar me gjashtë muaj burg nga një gjykatë spanjolle për shkeljen e një urdhri ndalimi në vitin 2017.

Mbrojtësi 25-vjeçar është paraqitur sot (e hënë) në gjykatën spanjolle për të apeluar vendimin që ai të futet në burg për dhjetë ditë.


Urdhrat kufizues ishin vendosur ndaj tij dhe të dashurës, Amelia Ossa Llorente, pas një debati të dhunshëm që kishin mes tyre.

Por, ata u panë duke u kthyer në Spanjë pasi u martuan në Las Vegas, duke i dhënë fund grindjes së tyre, që ka lënë tashmë pasoja.

Pas paraqitjes së tij në gjyq, Hernandez do të ketë 10 ditë për t’u paraqitur në burg vullnetarisht. Ai do të lejohet të zgjedhë burgun ku vuan dënimin.

Urdhrat kufizues u dhanë pasi ai dhe zonja Llorente patën një grindje në vitin 2017, megjithëse asnjëri prej tyre nuk kishte ngritur akuza. E dashura e tij ishte dërgua në spital me lëndime të lehta. Hernandez u dënua për dhunë në familje ndaj saj.

Zonja Llorente gjithashtu mori 31 ditë shërbim në komunitet për dhunën, sulmin dhe dëmtimin e pronës.

Hernandez ishte dënuar me gjashtë muaj burg me kusht në vitin 2019 për thyerjen e urdhrit të tij të ndalimit. Ankesa e tij ishte refuzua në shkallë të parë.

Reprezentuesi i Francës ishte në ekipin i cili e fitoi finalen e Ligës së Kombeve kundër Spanjës, por që ai duket se do ta vuaj dënimin me burg edhe pse nesër (e martë) do të merret vendimi zyrtar ndaj tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori