LAJMI I FUNDIT:

Lubonja: Bregoviq nuk përfaqëson nacionalizmin serb, por Rama po e përdor kundër Kurtit

Lubonja: Bregoviq nuk përfaqëson nacionalizmin serb, por Rama po e përdor kundër Kurtit

Analisti Fatos Lubonja, në “News24”, komentoi ardhjen e këngëtarit serbo-kroat, Goran Bregoviq në festën e birrës në Korçë, si dhe nismën “Ballkani i Hapur”, mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë.

Duke u ndalur te debatet që ka ndezur ardhja e këngëtarit në Shqipëri, analisti, tha se Bregoviq nuk përfaqëson nacionalizmin serb, duke shtuar, se Rama po e përdor me ftesën në atë festë, për të krijuar debat edhe ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që refuzoi përfshirjen në “Ballkanin e Hapur”.


Sipas Lubonjës, këto debate, bëhen për të tërhequr vëmendjen e njerëzve nga problemet reale të vendit, si situata e zjarreve, patronazhistët në kohën e zgjedhjeve dhe votat e vjedhura sipas tij më 25 prill.

Zoti Rama ka shkruar sot një status të gjatë, duke thënë që po e cilësojnë si tradhtari e duke thënë se s’jam unë. Është debat i gjatë dhe i njohur, a është i gjithi një duel Rama-Kurti?

Fatos Lubonja: Mund ta shikojmë edhe kështu, por na duhet të bëjmë një analizë më të ftohtë. E lexova statusin e Ramës. Ai thoshte me ironi që jam tradhtar, ose s’jam tradhtar, e gjitha polarizohet në termin tradhti që është e fortë, por ne na takon të bëjmë analizën e ftohtë. Me këto tentohet të manipulohet publiku. Këtu bëhet fjalë për veprime politike, të gabuara ose jo të gabuara. Nëse ju kujtohet kam qenë këtu para disa kohësh dhe kam përmendur një thënie, ‘ky nuk është krim, më shumë se kaq, është gabim’.

Këtu duhen ndarë disa gjëra, duhet ndarë gjykimi që kemi për Ballkanin e Hapur. Është gabim apo mirë?

Fatos Lubonja: Këtu mund të thoja që kjo nuk është tradhti, por është më keq, është gabim. Duhet bërë debati, është mirë apo gabim “Ballkan Open”. Çfarë argumentesh kemi. Të ndahet nga Bregoviqi, në kuptimin se Bregoviqi, nuk është nga ata që njohim ne, përfaqësuesi i nacionalizmit serb. Ai është një figurë që konsiderohet jugonastalgjik, e këto janë pjesa më anti-nacionaliste e Jugosllavisë. Nëse na duhet paqe, bashkëpunim, ky fare mirë mund të përdoret si intelektual, që të kontaktojë me këngëtarë e intelektualë të tjerë shqiptarë për këtë frymë. Mirëpo, në vend që të ndahen gjërat ne i bashkojmë. I ka bashkuar Rama sipas meje, ai është regjia. Duke qenë Bregoviqi një figurë e tillë, ky e merr këtë figurë dhe ndikon nëpërmjet Bashkisë së Korçës që të vijë ky në koncert, për të promovuar ‘Ballkan Open’, por edhe për të diskredituar, ulur, kundërshtarët e tij politikë. Kundërshtarët e ‘Balkan Open’, duke thënë që ‘ja cilët janë këta’. E kjo është temë që ha debat.

Debati për ‘Balkan Open’, mund të bëhet i ndarë dhe jemi pro ose kundër. Unë jam kundër dhe jam munduar të jap argumentet. Ky konflikt që ka lindur është një argument më tepër. Çdo veprim politik duhet të marrë parasysh kontekstin. Kur të veprosh duhet të veprosh duke pasur parasysh këtë kontekst.

Një shembull, Amerika ndërhyri në Afganistan, harxhoi miliarda për të luftuar Bin Laden, u fut me ushtri për të ndërtuar një shtet demokratik. Sot konsiderohet një dështim total. Talebanët po marrin gjithë qytetet. Duhet të marrësh parasysh kontekstin. Është ky problem. Një Bregoviq krijon gjithë këtë problem? Atëherë je qasur gabim si politikan. Ku janë gabimet? Njëri gabim kryesor për mendimin tim është që këtë punë duan ta bëjmë nga lart-poshtë, jam për paqe thotë ky, jam që shqiptarët, kosovarët të jetojnë… Po mirë mo si bëhet kjo, bëhet me urdhrin e peshkut nga ty, që shkon takohesh me Vuçiqin, që biles kur ta do puna vë edhe flamurin e Shqipërisë së Madhe në Kryeministri, para ca kohësh. Apo kjo bëhet nëpërmjet të tjera politikave, të tjera mjeteve. Mjetet e intelektualëve që krijon hapësira kulturore, duke respektuar gjithmonë ndjeshmëritë e të tjerëve. Ti flet për Ballkan të hapur dhe prish Kosovën me Shqipërinë. Vetë ky konflikt kaq i ndezur tregon që s’ke përgatitur një terren paqeje të vërtetë. Deri dje ke qenë me projektin e ndryshimit të kufijve të Kosovës, indirekt e ka pranuar, që është dhe ky problem. Gabimi tjetër është pikërisht tek mbështetja që mendon ky, ‘boll të kem mbështetje amerikane, nga jashtë’, po ç’rëndësi ka se ç’thotë Albin Kurti. Janë primitivë, unë kam mbështetje’. Por përsëri është gabim, ju thashë rastin e Afganistanit. Politikisht duhet ta mendosh drejt, e dyta ata mund të gabojnë. A qëndron apo nuk qëndron kjo që bëke ekonomi të hapur, hapke ti kufijtë gjasme dhe kjo zgjidhka problemet? Jo, kjo mund t’i acarojë, siç i ka acaruar me Kosovën.

Ka dy qasje, ajo e Tiranës dhe e Prishtinës, ju thoni që është qasje e gabuar, sepse Shqipëria edhe vetë humb. Pse i është futur Shqipëria kësaj pune?

Fatos Lubonja: Unë mendoj se qëllimi ka të bëjë me shmangie për mua nga problemet e mëdha që kemi në vend. Është shumë kollaj, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e njerëzve për këto tema, që të harrojnë zjarret që po djegin gjithë andej, faktet që shqiptarët po ikin që janë probleme të brendshme, duke i bashkuar brenda një armikut. Ndërton një armik, Serbinë për shembull. Për mua dhe Kurti ka një problem, sepse premtimet që ka bërë, janë për shtetin e kapur, korrupsionin që mbizotëron në Kosovë dhe thotë që janë sekondare. Por e shohim të përfshirë në konfliktin me Serbinë, duke thënë armiku, rreziku dhe lë jashtë problemet e tjera që ka Kosova. Rama luan me ndërkombëtarët, me projektin e tyre, me këtë problem të fryrë ‘që sa i mirë jam unë që dua një përparim’, por ndërkohë s’ka përparim sepse e ka lënë vendin me një helikopter për të fikur zjarret. Këtu shmanget debati që duhet bërë dhe ndahen shqiptarët dhe merremi ne kush është primitiv, kozmopolit, e këtu është interesi, interesi kryesor është që prek kohësh Rama sundon në kufij me ndërkombëtarët. Ne mbyllim gojën kur na vendosi patronazhistë, te vjedhja e votave, por edhe tani për zjarret.

Open Ballkan thotë Rama është rruga e Kosovës për t’u njohur nga Serbia?

Fatos Lubonja: E thotë Rama, por a e thotë këtë Serbia?! Sepse një nga problemet që kanë kosovarët është pikërisht kjo, që nëse ti më njeh si shtet, atëherë unë mund të vij ty në “Open Ballkan” si shtet. Por Vuqiç thotë se unë s’e njoh Kosovën, thotë është territor serb. Ky është anashkalim i Kosovës, që po e bën dhe me ndihmë të Shqipërisë. S’mund të mos e bashkojmë me ato ‘non papers’, planet e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Ato ‘non papers’, ishin të vërteta si dokumente. Ato i ka nxjerrë e djathta sllovene në pushtet, por janë ide që i ka pasur dhe ai i majti, Kuçani, por nuk i dolën hapur, janë në qarkullim.

Në këto teza, hajde mbaj qëndrimin! Këtu luan Rama, sepse është ideja që ndoshta një Shqipëri e madhe, pastaj Kosova futet pjesë e Shqipërisë. Por të gjitha këto duhet t’i shohim me dyshim. Edhe po u bënë këto, duhet kur vendosen me referendum, e jo kur vendos ti, me një urdhër. Nuk bëhen gjëra të tilla pa transparencë dhe pa vullnetin e popullit të përfshirë, kjo është demokracia. Këtë ata e neglizhojnë, ky dhe të tjerët, edhe ndërkombëtarët, unë kështu e shoh.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori