Ajo është ndër personazhet e estradës shqiptare që komentohet në masë të madhe.

Bëhet fjalë për këngëtaren dhe njëherësh prezantuesen, Luana Vjollca, e cila gjithmonë sjell në reja në treg.

Pas shumë paralajmërimeve, gjatë ditës së sotme (e premte) në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se tashmë ka lansuar këngën e re.

“Locos” titullohet projekti muzikor, i cili erdhi në bashkëpunim me këngëtarin nga Kolumbia, Joy Santos.

Luana Vjollca zbulon datën e lansimit të këngës “Locos” me Jay Santos Luana Vjollca zbulon datën e lansimit të këngës “Locos” me Jay Santos

Për instrumentalin e kësaj të fundit janë përkujdesur producentët German Valenzuela dhe Rrzon Music, ndërsa për tekst ka kontribuar edhe Luana.

View this post on Instagram

17:00 !!!

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on Aug 13, 2020 at 3:01pm PDT

Për pjesën vizuale, në të cilën dyshja shihet me veshje me plot stil, është përkujdesur Pro Video.

Që në minutat e parë është vërejtur se kënga është pëlqyer shumë, nga adhuruesit e muzikës së tyre. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=0wJAPrIDb6o