Prezantuesja atraktive shqiptare, Luana Vjollca, edhe një herë ka rrëmbyer vëmendjen.

Autorja dhe prezantuesja e emisionit "Shiko kush LUAN", është siguruar edhe një herë që të rrëmbejë vëmendjen e mediave.


luana 1 Foto: Instagram.com/LuanaVjollca

Bukuroshja është shfaqur në një fustan ngjyrë hiri të punuar nga disenjatorja kosovare, Blerina Kllokoqi Rugova.

luana 2 Foto: Instagram.com/LuanaVjollca

Fustani i hapur në pjesën e gjoksit e shfaqë Luanën tejet seksi, teksa linjat trupore të saj nuk ka nevojë që të përshkruhen.

luana 3 Foto: Instagram.com/LuanaVjollca

Luana me këtë paraqitje ka tërhequr komente të shumta në rrjetet sociale nga adhuruesit e saj.

Ajo është prej bukurosheve më të ndjekura shqiptare në internet.

luana 4 Foto: Instagram.com/LuanaVjollca

Ndryshe, prej kohësh besohet se ajo ka një raport të afërt me biznesmenin kosovar, Krenar Çoçaj. /Telegrafi/