LAJMI I FUNDIT:

Luajnë bukur por pa fat, Kosova U21 barazon me Irlandën

Luajnë bukur por pa fat, Kosova U21 barazon me Irlandën
Kosova U-21 (Foto:FFK)

Kosova U21 nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj moshatarëve të tyre irlandez.

Pjesa e parë ishte më e barabartë por që më shumë nga loja patën mysafirët.

Irlandezët patën rast të mirë shënimi në pjesën e parë kur Curtis rrezikoi por që i sigurt ishte portieri Smakiqi.

Kësisoj 45 minutat e parë përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë Kosova u ishte më e mirë dhe rrezikoi më shumë.

Dyshja në sulm Lirim Kastrati dhe Valmir Sylejmani ishin të pandalshëm për mysafirët.

Kastrati pati një rast të mirë në fillim të pjesës së dytë kur pasi kaloi dy mbrojtës goditi por që gjuajtja e tij shkoi pranë portës.

Rafet Prekazi vendosi të sulmonte edhe më shumë duke e inkuadruar në lojë super yllin e Prishtinës, Meriton Korenicën.

Loja e verdh e kaltërve u ngjall dhe erdhi edhe goli i epërsisë.

Lirim Kastrati u fut bukur në zonë duke dribluar kundërshtarët dhe asistoi tek Florent Hasani që shënoi për 1-0.

Kosova vazhdoi të dominonte por një pakujdesi në mbrojtje i kushtoi me gol.

Në minutën e 82-të, irlandezët barazuan rezultatin me Curtis që goditi nga distanca dhe shënoi për 1-1.

Deri në fund Kosova tentoi të shënonte golin e fitores por një gjëje të tillë nuk ia arriti.

Pas nëntë ndeshjeve Kosova zë vendin e tretë në Grupin 5 me 12 pikë të grumbulluara dhe me gjasa të vogla për të kaluar nga Grupi.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova U21 e luan në udhëtim tek Izraeli, ndërkohë Irlanda luan me Gjermaninë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori