LAJMI I FUNDIT:

LSI: Marrëveshja, garë e barabartë

LSI: Marrëveshja, garë e barabartë

Kreu i LSI-së Petrit Vasili, e vlerësoi marrëveshjen politike mes Ramës dhe Bashës edhe pse ajo e largoi nga qeveria dhe posti që mbante.

“U arrit të evitohej katastrofa dhe qorrsokaku i rrezikshëm, nëse do të bëheshin zgjedhjet të njëanshme dhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Pavarësisht tejzgjatjes tërësisht artificiale të zgjidhjes së kësaj krize, është e rëndësishme që ne më së fundmi do të kemi zgjedhje gjithëpërfshirëse, rreziku i kaosit dhe pasigurisë u evitua. Tani do të kemi zgjedhje më 25 qershor dhe tashmë mendimi dhe vlerësimi është tërësisht në duart e qytetarëve dhe këtë vendim suprem do e marrin vetëm ata duke vlerësuar qartë dhe prerë gjithçka ka bërë dhe çdo kontribut që ka dhënë çdo forcë politike në këtë moment delikat për vendin. Sot do të kemi një garë të barabartë mes tre forcave kryesore politike dhe LSI sot beson akoma më shumë se dje se do të jetë me bindje të plotë dhe pa asnjë diskutim forcë e parë politike”, tha Vasili.


Një ditë më parë Vasili e komentoi jo pa ironi këtë marrëveshje për të cilën nuk e fsheh pakënaqësinë e LSI për çështjen e koalicioneve.

“Na vjen keq që u është mohuar e drejtë e përfaqësimi dhe pjesëmarrjes në koalicione sipas standardeve të kodit zgjedhor disa partive që përbën problem lidhur me demokracinë e përfaqësimit dhe zgjedhjes së mënyrës së konkurrimit në mënyrë të pavarur të forcave politike. LSI qartësisht nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë gjë, dhe megjithëse kjo nuk e cenon absolutisht LSI-në, megjithatë ka mbështetur krijimin e hapësirave sa më të plota”, tha ai.

LSI kishte deklaruar koalicionin me socialistët, të cilin këta të fundit e quanin edhe strategjik, por sot pas marrëveshjes që i dha fund tensionit politik, kreu i ri i LSI Petrit Vasili e la të hapur sërish çështjen për ta diskutuar pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

“Po punojmë që të dalim forcë e parë politike. Ky është objektivi dhe këtë duam të realizojmë deri më 25 qershor, të gjithë diskutimet dhe debatet e tjera do të zhvillohen mbasi të kemi realizuar përfundimisht këtë objektiv, nga i cili nuk do të kthehemi pas”, tha Vasili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori