LSDM thotë se i mbron qytetarët nga çmimet e larta


Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se me masat e Qeverisë së udhëhequr nga ata, mbrohen qytetarët nga rritja shok e çmimeve.
Nga kjo parti thonë se do të vazhdojnë me realizimin e masave dhe politikave që e mbrojnë standardin e qytetarëve.
“Çmimet e produkteve ushqimore bazë mbeten stabile. Me masa në kohë i mbrojmë qytetarë nga çmimet shok të ushqimeve bazike. LSDM vazhdon me realizimin e masave dhe politikave që e mbrojnë standardin e qytetarëve dhe sigurojnë stabilitet ekonomik”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Nga
Telegrafi
17/03/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































