LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Për herë të parë në histori, 30 parti mbështesin një kandidat

LSDM: Për herë të parë në histori, 30 parti mbështesin një kandidat

Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM thuhet se “për herë të parë në histori, 30 parti politike, nga të gjitha bashkësitë etnike u bashkuan rreth kandidatit të përbashkët për kryetar shteti”.

“Maqedonas, shqiptarë, serb, romë, turq, boshnjakë, vlleh dhe gjithë të tjerët, mbështesin Stevo Pendarovski, kryetar dhe shok mbipartiak, evropian dhe qytetarët i gjithë neve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas LSDM-së, qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ju nevojitet kryetar i vërtetë, bashkëpunëtor dhe mik i qytetarëve edhe në të ardhmen dhe se kryetari duhet të ofrojë zgjidhje në interes të gjithë qytetarëve dhe që do të punojë në integrimin e NATO-s dhe BE-së.

Pendarovski kandidat i përbashkët i pushtetit për President të Maqedonisë së Veriut
Lexo po ashtu Pendarovski kandidat i përbashkët i pushtetit për President të Maqedonisë së Veriut

Stevo Pendarovski, thonë nga LSDM, është personalitet që është i gatshëm ta udhëheq shtetin drejt të ardhmes së ndritshme, dhe jo ka kthejë prapa në të kaluarën e errët.

“Fitorja e Pendarvskit në zgjedhje do të jenë edhe një fitore e rrugës tonë drejt zhvillimit, zhvillimit dhe integrimin e plotë në NATO dhe BE”./Telegrafi/