LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Për mospagimin e tatimit që e mundësoi OBRM-PDUKM-ja, do të ketë përgjegjësi

LSDM: Për mospagimin e tatimit që e mundësoi OBRM-PDUKM-ja, do të ketë përgjegjësi

LSDM sot përmes një kumtese ka reaguar në lidhe me informacionet se të punësuarit në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) ju kanë mundësuar 37 firmave të mos paguajnë tatim, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM thonë se mbaroi koha e të privilegjuarve dhe mosrespektimit të ligjeve në shtet në dëm të qytetarëve dhe firmave. Nga partia në pushtet theksojnë se rasti me ish funksionarë të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) nga radhët e OBRM-PDUKM-së të cilët në mënyrë të paligjshme u kanë mundësuar 37 firmave të përjashtohen nga procedurat ligjore për pagesë të borxheve milionëshe, për shkak të mospagesës së tatimit dhe me atë me vetëdije kanë krijuar konkurrencë jolojale duke privilegjuar firma të caktuara në dëm të të tjerëve të cilët rregullisht i kanë paguar detyrimet e tyre ndaj shtetit.


Me program të veçantë ju është mundësuar 37 firmave të mos paguajnë tatim (Video)
Lexo po ashtu Me program të veçantë ju është mundësuar 37 firmave të mos paguajnë tatim (Video)

Në mënyrë shtesë, konsiderojnë nga LSDM, me dëmet e bëra mbi buxhetin janë dëmtuar të gjithë qytetarët.

“Ky skandal është edhe një nga një sërë dëshmish të cilat qartë tregojnë se OBRM-PDUKM-ja 11 vite ka punuar në kundërshtim të interesave shtetërore dhe të qytetarëve”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM shtojnë se Qeveria e re intesivisht punon në sanimin e dëmeve të bëra, krijon kushte më të mira dhe të barabarta për punë për të gjitha firmat, me çfarë u ndihmon në zhvillimin e tyre në interes së të gjithë qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori