LAJMI I FUNDIT:

LSDM: MIckoski, vullneti i qytetarëve në referendum është i detyrueshëm

LSDM: MIckoski, vullneti i qytetarëve në referendum është i detyrueshëm

Nga partia e LSDM-së kanë reaguar ndaj deklaratës së Hristijan Mickoskit se OBRM-PDUKM nuk do të pranoj referendum që nuk do të jetë i detyrueshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në komunikatën e LSDM-së thuhet se “Mickoski nuk ju ka kërkuar faljen qytetarëve për udhëheqjen kriminale të OBRM-PDUKM-së. Mickoski nuk ka guxim as edhe ta përshëndet lajmin e mirë për vendimin e ftesës së Aleancës Veriatlantike për pranimin e Maqedonisë në NATO, që të jetë në rendin e ditës.


“Siç mund ta shikoj opinioni Mickoski e mbron aktivitete e dëmshme të kryetarit Ivanov i cili nuk e dënoi as dhunën, gjuhën e urrejtjes dhe provokimin ndaj qytetarëve, gazetarëve, policëve dhe provokimin në baza etnike”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Mickoski, qytetarët do ta kenë fjalën përfundimtare. Vullneti i qytetarëve në referendum është i detyrueshëm./Telegrafi/