LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Këtë vit do të ketë rritje të re të pagës minimale dhe pensioneve

LSDM: Këtë vit do të ketë rritje të re të pagës minimale dhe pensioneve

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se në vitin e ri 2023 do të vazhdojnë me masa dhe politika të suksesshme ekonomike.

Nga LSDM thonë se në mars do të ketë rritje të pensioneve nga gjashtë deri në shtatë për qind për të gjithë 330 mijë pensionistët.


“Janë krijuar kushte për rritje të re të pagës minimale për 10 për qind, e cila do të jetë hiç më pak se 20.000 denarë, që do të kontribuojë në harmonizimin, përkatësisht rritjen e pagave në të gjithë sektorët. Në Buxhetin për vitin 2023 janë paraparë 800 milionë euro për investime kapitale, të cilat do të stimulojnë rritjen ekonomike, e cila sipas vlerësimeve të BERZH-it do të jetë rreth 2.3 për qind këtë vit”.

“Po bëhen përpjekje aktive për tërheqjen e investimeve të reja të huaja direkte që krijojnë vende të reja pune të paguara mirë, duke ulur kështu shkallën e papunësisë. Në vitin e ri 2023 vazhdon mbështetja për qytetarët për t’u përballur me pasojat e krizës, për të cilën Buxheti parashikon 250 milionë euro për masat e reja kundër krizës. Viti i kaluar 2022 ishte një vit sfidash dhe ballafaqimi me pasojat e krizës globale ekonomike dhe energjetike”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori