LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Ivanov nuk është ai që vendos për të ardhmen e qytetarëve

LSDM: Ivanov nuk është ai që vendos për të ardhmen e qytetarëve

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Gjorge Ivanov, i cili nga SHBA-të tha se asnjë politikan nuk ka mandat që të negociojë për identitetin e një populli.

Nga LSDM thonë se Gjorge Ivanov ka vendosur që të mos e largojë idenë për izolimin e Maqedonisë.

Ivanov: Të thuhet “Republika e Maqedonisë”, nuk është as turp e as frikë
Lexo po ashtu Ivanov: Të thuhet “Republika e Maqedonisë”, nuk është as turp e as frikë

“Është e qartë se Ivanov është mësuar t’u shkaktojë probleme qytetarëve të tij, madje edhe atyre që e votuan. Mbetja e fundit e regjimit kriminal të OBRM-PDUKM-së Gjorge Ivanov, është kundërshtar i demokracisë, pasi konteston mjetin më të rëndësishëm demokratik – votimin”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se për fat të mirë Ivanov nuk është ai që vendos për të ardhmen, duke thënë se ai është i parëndësishëm./Telegrafi/