LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Bujqit mbeten pa subvencione në momentin kur ju duhen më shumë

Deputeti i LSDM-së në një konferencë për shtyp theksoi se mijëra bujq dhe familjarë të tyre i presin Pashkët pa para. Ai theksoi se ata nuk i kanë marrë subvencionet për vitin e kaluar, ndërsa shumica prej tyre edhe të disa viteve paraprake, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Edhe pas ndërrimit të tre drejtorëve të Agjencisë pagesore, subvencionet nuk paguhen, ndërsa Ministria e Financave hesht. Pse bujqit nuk i kanë marrë subvencionet që takojnë sipas ligjit. Një pjesë e tyre hynë në borxh që të vazhdojnë të punojnë. Një pjesë e tyre nuk kanë se kush t’u ndihmojë dhe nëse nuk mbjellin fryt, vitin e ardhshëm nuk do të kenë nga çka të ushqehen”, deklaroi Lupço Nikollovski.


Ai gjithashtu theksoi se pushteti për çdo ditë tregojnë arsye të reja për mos pagesën e subvencioneve./Telegrafi/