LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Bogov pranoi se borxhi publik është sa gjysa e Bruto Prodhimit Vendorë

LSDM: Bogov pranoi se borxhi publik është sa gjysa e Bruto Prodhimit Vendorë

Borxhi publik i Maqedonisë ka qenë mollë sherri mes partive maqedonase duke u akuzuar rreth asaj se sa ka qenë borxhi dhe sa është tani. Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka akuzuar Guvernatorin e Bankës Popullore Dimitar Bogov se borxhi publik i Maqedonisë ka arritur nivelin sa gjysa e Bruto Prodhimit Vendorë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Tregimet e Bogov janë vërtetime e asaj çka thotë LSDM për borxhin publik. Me këtë, ai e zbuloi manipulimin e ministrit të Financave Kiril Minovski i cili më herët publikoi informacioni se borxhi publik është ulur. Apelojmë që të gjithë të përfshirit në këtë skandal me euro-obligacionet të dalin para drejtësisë dhe të shpëtojmë vendin” thuhet në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/