LAJMI I FUNDIT:

LR-PDSH: Nënë Tereza do të turpërohej nga manipulimi i BDI-së në emër të saj!

LR-PDSH: Nënë Tereza do të turpërohej nga manipulimi i BDI-së në emër të saj!

Lëvizja për Reforma PDSH, në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni ka reaguar në lidhje me Universitetin e Nënë Terezës, ku sipas kësaj Lëvizje, themelimi Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup i cili të vetmin themel e ka dëshirën dhe manipulimin e BDI për të përfituar politikisht dhe për ti “rehatuar” ish funksionarët partiak, është turpi dhe mashtrimi i rradhës.

‘BDI po mundohet me të gjitha format taë ushqejë analfabetizmin. Pasi shkatëroi USHT-në tani mundohet shqiptarëve t’ju ofrojë një tjetër vatër të analfabetizmit. Kjo ndodh në momentin që afrohen zgjedhjet e jashtëzakonshme, dhe pas publikimit të bombave ku zyrtarët e BDI u demaskuan përfundimisht nga misioni i tyre politik duke vërtetuar krimin, korrupcionin dhe amoralitetin e tyre.


Instalimi i njerëzve partiak, ish funksionarëve të BDI, nëpër pozita udhëheqëse të Univeristetit “Nënë Tereza” vulos politizimin edhe një institucioni arsimor më tepër. Për të qenë tragjedia më e madhe, Universiteti duket që është i rrejshëm, nuk ka objekt të vetin , pa autonomi dhe pa kritere në përcaktimin e kuadrove.

Ju bëjmë thirrje stafit akademik, profesorëve, nxënësve, kuadrit arsimor dhe të gjithë shqiptarëve në përgjithësi që mos të bëhen pjesë e këtij manipulimi parazgjedhor të BDI-së, e cila nuk zgjedh forma e as mënyra për të manipuluar shqiptarët. Manipulimi në emër të humanistes shqiptare Nënë Tereza, është e mirëseardhur për qarqet që nuk ia duan të mirën shqiptarëve, ndërsa BDI nuk duhet ti kontribuojë kësaj, përndryshe do të llogaritet palë e tyre që nxien imazhin e kombit tonë dhe shkatërruese e arsimit sipëror të shqiptarëve të Maqedonisë’, thonë nga kjo Lëvizje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori