Redsat bënë ofertë prej 20 milionë funtesh për qendërmbrojtësin kroat, mirëpo oferta nuk u pranua.

“Liverpooli ka bërë ofertë dhe klubi nuk më ka informuar. As edhe për ofertat pasuese të Liverpoolit. Kjo nuk ishte e drejtë”.


“Mësova për ofertën nga njerëzit tjerë, gjë që më zhgënjeu dhe e kuptova se nuk kam më arsye të qëndroj te Southamptoni”.

“Liverpooli ofroi 20 milionë funte, kurse ata paguan nëntë milionë për mua, prandaj do të përfitonin dyfishin e shumës”.

“Të them të drejtën, mendja ime tashmë është te Liverpooli. Në këtë moment nuk e di se çfarë do të bëj dhe kjo nuk më pëlqen”, është shprehur Lovren për Sportske Novosti. /Telegrafi/

telegrafi sport app