LAJMI I FUNDIT:

Lotus Evija merr kurorën e makinës “më të fuqishme në botë”

Lotus Evija merr kurorën e makinës “më të fuqishme në botë”

Lotus i konfirmoi specifikat e fundit të hiper-veturës së saj Evija, dhe shifrat qëndrojnë shumë më mirë se sa kishte pretenduar kompania në fillim.

Fuqia totale e makinës është 2,011 kuaj fuqi, e cila është pothuajse mbi 100 kuaj fuqi më shumë se vetura Rimac Nevera.


Lotus Evija ka fuqi rrotulluese prej 1,703 njuton metër e cila i bije të ketë 600 njuton metër më pak se Rimac ose Pininfarina Battista.

Veç kësaj, Evija arrin shpejtësinë prej 0 deri në 100kMh në më pak se 3 sekonda, ndërsa shpejtësinë deri në 300kMh e arrin në më pak se 9 sekonda, raporton Arena EV.

Evija ka peshë prej 1,886 kilogramë, e cila peshë është ngritur kryesisht për shkak të paketës së baterisë prej 93kWh pasi që pjesa tjetër e veturës është e ndërtuar nga fibrat e karbonit dhe rrotat janë bërë nga magnezi në përpjekje për të kursyer tutje në peshë, transmeton Telegrafi.

Evija arrin rrezen e vozitjes në 400 kilometra me një mbushje, e cila mund të thuhet se është në rregull, duke konsideruar se karikimi merr më pak se 20 minuta nëse ju mund ta gjeni një mbushës DC me 350kW.

Lotus i hoqi “mbështjellëset” e Evija në një event privat në zyrat e saj qendrore në Hethel të Mbretërisë së Bashkuar. Vetura e prezantuar ishte Evija Fittipaldi, edicion special që përkujton pesë fitoret e Emerson Fittipaldi në sezonin e 1972 të Formula 1-shit, të cilat i arriti prapa timonit të Lotus Type 72.

Do të prodhohen vetëm 8 njësi të Evija Fittipaldi, ndërsa në total do të prodhohen 130 njësi të Lotus Evija, me porositë që pritet të fillojnë vitin tjetër. /Telegrafi/

Lotus Evija takes the crown for most powerful production car in the world

Winning Lotus Type 72 stitched into the roof lining.

Në trend Auto

Më shumë
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Auto
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Kalo në kategori