LAJMI I FUNDIT:

Lotaria Amerikane, kriteret që ju kualifikojnë, por kujdes rastet që mund t’ju penalizojnë

Lotaria Amerikane, kriteret që ju kualifikojnë, por kujdes rastet që mund t’ju penalizojnë

Nga data 18 tetor kanë rifilluar aplikimet për Lotarinë Amerikane për të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë e të punojnë në “tokën e premtuar”. Por, Ambasada Amerikane, pas një defekti në faqen e aplikimit për DV-2019, njoftoi se regjistrimet e bëra para 18 tetorit konsiderohen si të pavlefshme dhe duhen ribërë edhe njëherë, si dhe thekson faktin që nëse një person aplikon 2 herë, do të skualifikohet. Afati i fundit kur kandidatët mund të regjistrohen është 22 nëntori. Ndërkaq, në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane që operon në Shqipëri, aplikantët po drejtojnë një sërë pyetjesh për paqartësitë që hasin.

Martesat


Specialistët bëjnë me dije se nëse një person është i martuar dhe aplikon, duhet të përfshijë edhe familjen, pra bashkëshorten edhe fëmijët, gjithmonë nëse keni fëmijë. Po ashtu, edhe bashkëshortja ka të drejtë të aplikojë, sërish duke përfshirë familjen, çka i rrit shanset për të fituar. Ndërsa, për të gjithë ata parterë që bashkëjetojnë me njëri-tjetrin por nuk kanë bërë celebrim, duhet që secili të aplikojë më vete, pa e përfshirë tjetrin, pasi kanë statusin “Beqar”. Nëse kandidatët përzgjidhen, e dëshirojnë të bëjnë celebrimin, duhet të njoftojnë KÇ për ndryshimin e statusit dhe shtimin e bashkëshortit/es. “Prindi nuk ka nevojë të përfshijë fëmijën mbi 21 vjeç tek aplikimi i tij, por nëse e përfshin, nuk skualifikohet”, – thuhet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane.

Arsimimi dhe eksperienca në punë

Ligji dhe rregullat e Emigracionit të Shteteve të Bashkuara kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një arsim të shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj, ose brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dy vjet. Një “arsimim i shkollës së mesme ose ekuivalente” përkufizohet si përfundimi me sukses i një kursi dymbëdhjetëvjeçar fillor dhe të mesëm në Shtetet e Bashkuara ose përfundimin e suksesshëm në një vend tjetër të një kursi arsimi zyrtar të krahasueshëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespondencës, me kohë të pjesshme, ose certifikata të ngjashme (të tilla si me kohë të pjesshme G.E.D.) nuk janë të pranueshme. “Nëse ju keni një shkollë 2 ose 3-vjeçare profesionale, pra jo shkollë të mesme, e cila nuk iu jep të drejtën e vazhdimit të studimeve të larta, ju nuk jeni i kualifikueshëm. Gjithashtu, nëse aplikanti ka marrë një dëftesë pjekurie me kohë të pjesshme, nuk kualifikohet për lotarinë, me përjashtim të rasteve kur disponon edhe një diplomë që dëshmon përfundimin e studimeve të larta”, – theksohet në faqen zyrtare të ambasadës. Ndërkaq, ekspertët bëjnë me dije se mund të përdoret e njëjta fotografi që është përdorur për DV-2019, por nëse aplikanti bën regjistrimin me fotografinë e programit të lotarisë DV-2018, do të skualifikohet. “Ju mund të bëni fotografinë edhe me aparat celular që të ketë një cilësi të fotos. Nëse keni ‘Microsoft Office Picture Manager’ ose program tjetër editues, ju mund të editoni fotografinë fillimisht duke e bërë katrore (crop) e më pas duke e “resize” në përmasat 600×600 piksel”, – sqarojnë ekspertët. Në faqen zyrtare në “Facebook”, Ambasada Amerikane shpjegon për aplikantët se nëse arrijnë të përzgjidhen, tarifa e aplikimit për vizë për një person është 330 dollarë, vizita mjekësore shkon 205 dollarë dhe pasi kandidati ka marrë vizën, 220 dollarë është shuma që duhet paguar për lëshimin e ‘Green Card’. Por, gjithashtu bëhet me dije se këto tarifa mund të pësojnë ndryshime që nuk varen nga ambasada. Vetëm aplikimi për lotarinë është falas.

Vizat turistike

“Si zyrtarë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe si oficerë konsullorë, autoriteti ynë vendimmarrës mbi vizat – si për lëshimet, edhe për refuzimet – është tërësisht i lidhur me ligjin e Shteteve të Bashkuara mbi imigracionin, më saktësisht Akti i Imigracionit dhe Nënshtetësisë. Sipas Aktit të Imigracionit dhe Nënshtetësisë (AIN), neve na duhet të konsiderojmë çdo aplikant vizash joimigruese si një person që synon imigracionin në Shtetet e Bashkuara, pra si një imigrant të mundshëm, përveç rastit kur ata provojnë që nuk janë të tillë. Kjo është një pengesë ligjore e domosdoshme, tepër strikte, që duhet tejkaluar. Neve na duhet të shqyrtojmë çdo çështje për vizë individualisht. E thënë ndryshe, çdo person duhet të dëshmojë që ai ose ajo i plotëson kërkesat për kualifikim për kategorinë e vizës dhe të ketë lidhje të forta me një rezidencë jashtë Shteteve të Bashkuara. Për shkak se secili person ka rrethanat e tij unike, ne nuk vijmë dot në të njëjtin konkluzion për çdo individ”, – citojnë specialistët. Ata gjithashtu theksojnë se viza turistike ka për qëllim një qëndrim për një kohë të shkurtër në SHBA – viza turistike nuk është për të jetuar në SHBA dhe as për të punuar atje. Përndryshe, individi mund të gjendet i papranueshëm sipas ligjit të imigracionit. Në përgjithësi, kandidati duhet të qëndrojë për aq kohë sa ka deklaruar në aplikimin e tij për vizë. Gjithashtu, brenda një viti nuk mund të qëndrojë më shumë se gjashtë muaj në total. Me vizë turistike është e ndaluar të punojë në SHBA. Nëse oficeri i imigracionit ngre dyshime që qëllimi i vizitës nuk është turistik, por për punë, atij mund t’i revokohet viza. Zyrtarët e kufirit të Shteteve të Bashkuara përcaktojnë se sa kohë mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara. Për shumicën e mbajtësve të vizave të vizitorit (B1/B2), koha maksimale e qëndrimit është në përgjithësi gjashtë muaj deri në një vit kohor. Studentët, vizitorët e programeve të shkëmbimit dhe punëtorët e përkohshëm janë në përgjithësi të pranuar për kohëzgjatjen e statusit.

Pavarësisht nga kjo, për të shmangur në të ardhmen problemet me vizën apo me hyrjen në Shtetet e Bashkuara, qëllimi dhe koha e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara duhet të jetë në përputhje me çfarë kandidati ka thënë në aplikimin për vizë. Qëndrimi përtej afatit të lejuar nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, apo qëndrimi jashtë statusit në SHBA është shkelje e ligjit të imigracionit të SHBA-ve dhe mund ta bëjë kandidatin të papranueshëm për vizë në të ardhmen. /Gsh/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori