Lorna Hysa është këngëtarja shqiptare që prej disa javësh po konkurron në një prej spektakleve të njohur të talenteve në Gjermani.

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Lorna tregoi se ka kaluar me sukses fazën e parë dhe është shumë optimiste për ecurinë e saj në vijimësi.


Me vetëbesim të plotë, Lorna pranoi se pretendon të fitojë, madje ua thotë hapur konkurrentëve të tjerë të kenë kujdes nga shqiptarët, pasi këta të fundit rrëmbejnë vendin e parë kudo marrin pjesë, transmeton TCH.

Duke përmendur suksesin e konkurrentëve shqiptarë në spektaklet e vendeve të ndryshme, ajo ka thënë se shqiptarët arrijnë të fitojnë sa herë që marrin pjesë në evenimente të tilla.

Lorna konkurron në edicionin e sivjetmë të spektaklit të njohur gjerman për talentë, DSDS.