Rruga e pjerrët dhe e mbuluar me akull, në Zheijang të Kinës, ka bërë që një lopë të humbë kontrollin dhe të rrëshqasë teposhtë.

Në këtë formë ka lëvizur për më se 100 metra, derisa është zhdukur pas disa mureve, transmeton Telegrafi.

Personat që e kanë filmuar, dëgjohen duke qeshur me skenën qesharake, derisa kafsha dukej se ishte në mjaft vështirësi.

Nuk bëhet e ditur nëse ka shpëtuar apo pësoi ndonjë lëndim, ndërsa pamjet janë shpërndarë në rrjetet social, duke marrë shumë pëlqime. /Telegrafi/