LAJMI I FUNDIT:

Longoria tregon se burri i saj urren kur ajo publikon fotografi

Longoria tregon se burri i saj urren kur ajo publikon fotografi

Eva Longoria ka postuar një fotografi bardh e zi në Instagram, ku shihet bashkë me burrin e saj të tretë, Jose Antonio Baston, në një ulëse restoranti.

Aktorja e njohur nga “Desperate Housewives” i kishte vënë një mbishkrim mjaft interesant kësaj fotografie, transmeton Klan Kosova.

Eva Longoria dhe burri i saj, Jose Antonio Baston (Instagram)

“Partneri im në krim! Ai e urren kur postoj fotografi të tij, por burri im është qenia njerëzore më e mire që e njoh”.


“Ne e shëtisim botën bashkë, qeshim bashkë, e duam secilin moment bashkë në gëzim të pastër”.

Longoria fotografohet në jaht me bikini (Foto)
Lexo po ashtu Longoria fotografohet në jaht me bikini (Foto)

“Ti je engjëlli im Pepe Baston, i vënë në këtë tokë për ta mbushur zemrën time me dashuri dhe lumturi. Të dua, jeta ime!”, ka shkruar Longoria.