Duke reklamuar një lloj akulloreje në Mexico City, aktorja u ka thënë gazetarëve lokalë se ajo ka dëshirë të madhe të luajë njërën nga legjendat e filmit në Amerikën Jugore, Maria Felix ose Dolores del Rio.

“Kam dëshirë të madhe ta luaj një grua të fuqishme, sidomos nga kultura latine. Kam hulumtuar për të mësuar jetën e shkrimtarëve, regjisorëve dhe yjeve të mëdha kinemasë meksikane”, ka thënë Eva.