Londrimi për mënyrën se si vishet: Në fillim të përqeshin, pastaj të admirojnë të gjithë

Foto: YouTube
Londrim Mekaj ka folur pas finales dhe fitores në Big Brother VIP Kosova 4.
Në Post Big Brother përveç fitores, ka folur edhe për planet, ëndrrat si dhe për paraqitjet që ka bërë edhe brenda.
Ai thotë se është i guximshëm dhe se duhet të shfaqim veten siç duam ne.

Thekson që ka vazhdimisht paragjykime, por që e bëjnë të ndihet vetvetja.
"Në fillim të përqeshin dhe më pas të admirojnë", u shpreh ai sa i përket mënyrës se si vishet.
"E kemi një jetë, jetoje për dëshirën tënde. Bëri gjërat për t'u ndjerë mirë. Mua më bëjnë të ndihem mirë ato veshje. Duhet të ndihesh 100 për qind vetvetja", theksoi mes tjerash.
Në vend të dytë u rendit Elijona Binakaj dhe në vend të tretë Ludo Lee. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
Nga
Telegrafi
14 hours ago
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


























































