Londrim Mekaj ka ironizuar këngëtaren Benita Zena brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ai përdori vargjet e saj të njohura nga kënga “Bugattin Bugattin e ndërrojmë”, duke i kthyer ato në një thumb tallës.


Gjatë debatit, Londrimi tha: “Kaq është karriera e saj. Bugattin bugattin e ndërrojmë, Ferrarin Ferrarin e ndërrojmë, lokacionin s’ta çojmë, adios adios ta bëjmë".

Foto: YouTube

Deklarata e tij shkaktoi reagim të menjëhershëm nga Benita.

Këngëtarja iu përgjigj ashpër: “Kush të njeh ty? Mua më njohin të gjithë".

Momenti u bë një nga më të komentuarit brenda shtëpisë, duke tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë.

Reagimet në rrjete sociale janë të shumta dhe përplasja vazhdoi duke përmendur edhe gjëra të tjera. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com