LAJMI I FUNDIT:

Lojtari i Veronas, Badu rrëfen tmerrin e muajve të fundit: Motrën ma vranë, unë isha gati të vdisja nga sëmundja

Lojtari i Veronas, Badu rrëfen tmerrin e muajve të fundit: Motrën ma vranë, unë isha gati të vdisja nga sëmundja

Mesfushori i Hellas Verona, Emmanuel Agyemang Badu ka rrëfyer se viti 2019 dhe 2020 kanë qenë vitet më të vështira të jetës së tij, pasi ai ishte gati të vdiste, ndërsa motrën ia vranë.

Reprezentuesi 29-vjeçar i Ganës e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali me Udinesen, ndërsa që nga viti 2019 luan te Verona.


Në ndeshjet e para-sezonit, Badu u dërgua në spital me atë që doli të ishte një emboli pulmonare – një mpiksje gjaku në mushkëri – e cila mund të jetë fatale nëse nuk mjekohet me shpejtësi.

Ekipi i Amir Rrahmanit, Hellas Verona konfirmon rastin e parë me coronavirus
Lexo po ashtu Ekipi i Amir Rrahmanit, Hellas Verona konfirmon rastin e parë me coronavirus

“2019 dhe 2020 kanë qenë vitet më të vështira të jetës sime. Unë gati vdiqa, jam lënduar shumë – pastaj humba motrën time në një mënyrë shumë të dhimbshme. Është shumë e vështirë për mua dhe familjen time”, ka thënë fillimisht Badu për BBC.

“Djali që qëlloi motrën time është në arrati; atë nuk e arrestuar akoma, sepse gjërat po shkojnë ngadalë për shkak të këtij virusi. Ishte një katastrofë”.

Motra e tij, Hagar, u vra në Berekum muajin e kaluar, dhe megjithëse policia pretendon se ata kanë identifikuar vrasësin, ai ende nuk është gjetur.

Ndërkohë, Badu, e dashura e tij dhe fëmija i tyre janë në izolim në Verona gjatë pandemisë së coronavirusit, ndërsa nuk ngurron ta falënderoj klubin dhe familjen.

“Duhet të falënderoj familjen dhe miqtë e mi, ekipin tim dhe agjentin. Trajneri më ka thirrur çdo ditë të më kontrollojë – si dhe menaxherit e ekipit dhe presidentin. Të gjithë kanë qenë të mrekullueshëm. Pa ata do të ishte një fatkeqësi”.

“Një mëngjes pas një loje erdha në palestër për të bërë ca punë. Atë natë u ktheva në shtëpi dhe po përpiqesha të marr frymë. Nuk e konsiderova seriozisht në fillim, mendova se ishte lodhja. Në mëngjes ata më dhanë disa qetësues kundër dhimbjes. Por, nata tjetër ishte edhe më keq”.

“Në orën 2 të mëngjesit e thirra mjekun dhe për fat të mirë ai ishte zgjuar. Ai dërgoi një mjek i cili ishte më afër meje dhe ai erdhi – dhe menjëherë tha, ‘duhet të shkojmë në spital’”.

“Përfundimisht ata zbuluan se kisha një mpiksje gjaku në mushkëri. Më duhej të ndaloja të luaja futboll për tre deri në katër muaj. Ishte shumë serioze, mendoj se nëse nuk do të kisha marrë mjekun për të më kontrolluar, do të kishte qenë një katastrofë.

Amir Rrahmani flet nga karantina në Verona: Nuk dihet kur kthehemi të luajmë, jam mirë dhe nuk kam simptoma
Lexo po ashtu Amir Rrahmani flet nga karantina në Verona: Nuk dihet kur kthehemi të luajmë, jam mirë dhe nuk kam simptoma

“Nga gushti deri në dhjetor nuk bëra asgjë. U ktheva në stërvitje me ekipin për 3-4 javë dhe fillova të kem kohë të reduktuar loje, por më pas ndodhi virusi. Nuk mund të bëj asgjë për këtë – thjesht falënderoj Zotin që jetoj ende”.

“Jam duke bërë shumë mirë tani – pa lëndime; jeta është më e çmuar se futbolli, kështu që tani duhet të kujdesemi për veten. Jini të sigurt dhe lutuni që kjo gjë të shkojë shpejt, kështu që të gjithë mund të kthehemi të bëjmë atë që duam të bëjmë”, përfundoi mesfushori i Hellas Veronas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori