LAJMI I FUNDIT:

Lojën ‘Fortnite’ tani mund ta luani edhe në pajisjet iOS

Lojën ‘Fortnite’ tani mund ta luani edhe në pajisjet iOS

Nëse me xhelozi i keni shikuar miqtë teksa luajnë ‘Fortnite’ në iPhone-t e tyre por s’keni mundur të luani vet, atëherë mos u brengosni më: Versioni mobil i kësaj loje më në fund ka dalë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e pajisjeve iOS.

Fatkeqësisht ende nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion për ata që përdorin Android, transmeton Telegrafi.


Mbani mend se kjo lojë nuk funksionon për telefonat dhe tabletët e vjetër.

Pajisjet minimale në të cilat mund ta luani këtë lojë janë iPhone 6S/SE, iPad Mini 4, iPad Pro, iPad Air 2 dhe iPad 2017 që funksionojnë me iOS 11. /Telegrafi/