LAJMI I FUNDIT:

Loja Angry Birds bëhet seri e animuar

Loja Angry Birds bëhet seri e animuar

Rovio, prodhuesi i lojës për të cilën është çmendur e tërë bota, Angry Birds, planifikon ta kthejë atë në seri të animuar, ka njoftuar kryeshefi ekzekutiv i kompanisë Mikael Hed.

“Që në një kohë e kemi në plan, por tani puna në përmbajtjen televizive për Angry Birds definitivisht është një prej fushave të interesimit tim personal”, ka thënë Hed për uebfaqen britanike C21media.net.

Asnjë lloj detajesh tjera nuk dihen, mirëpo nuk do të çuditeshim nëse “zogjtë e inatosur” do të paraqiteshin në ekranet televizive.


Siç edhe iu kemi informuar më herët, Angry Birds është aplikacion i cili vitin e kaluar është bërë hit absolut si në platformat softuerike iOS ashtu edhe në Android, kohë më parë është lansuar versioni i lojës për kompjuterë desktop, e së shpejti do vjen edhe në konzolat e lojërave Wii, Xbox e PS3. /Telegrafi/