Logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu që dyshohet se ka abuzuar psiqikisht me një vajzë 3-vjeçare e cila vuan nga autizmi, së fundmi ishte rikthyer sërish në punë në ShSKUK.
Një vendim të tillë e ka konsideruar si të rrezikshëm, Qendra për Informim dhe Përmirësim Social.
“Sot, ndonëse faktet për abuzimin e ushtruar nga Iljasa Fazliu janë publike dhe të padiskutueshme dhe i njëjti është ende nën hetime si dhe ende nuk ka pranuar licencën e tij nga Oda e Infermierëve të Kosovës, ai vazhdon të punojë në ShSKUK si logoped.
Vendimi i kthimit i të Iljasa Fazliut në punë paraqet rrezik për shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës dhe precedent të dëmshëm. Rikujtojmë se abuzimet ndaj fëmijëve, sidomos të fëmijëve me autizëm të cilët paraqesin një nga shtresat më të cenueshme të shoqërisë sonë, kanë pasoja afatgjate në shëndetin e tyre mendor”, thuhet në njoftim.
Reagimi i plotë:
Në fund të nëntorit është publikuar një video* e logopedit Iljasa Fazliu , në të cilën qartazi mund të shihet abuzimi i tij ndaj një fëmiu me autizëm në klinikën private “AAR LOGO PLUS”. I njëjti ka mbajtur pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë pa pasur licencë nga Oda e Infermierëve të Kosovës, ashtu siç kërkohet për të praktikuar punën logopedët. Pas zbardhjes së rastit, Iljasa Fazliu është ulur nga pozita e U.D. dhe është arrestuar për shkelje të Ligjit të Shëndetësisë, ku është mbajtur në paraburgim për një kohë.
Sot, ndonëse faktet për abuzimin e ushtruar nga Iljasa Fazliu janë publike dhe të padiskutueshme dhe i njëjti është ende nën hetime si dhe ende nuk ka pranuar licencën e tij nga Oda e Infermierëve të Kosovës, ai vazhdon të punojë në ShSKUK si logoped.
Vendimi i kthimit i të Iljasa Fazliut në punë paraqet rrezik për shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës dhe precedent të dëmshëm. Rikujtojmë se abuzimet ndaj fëmijëve, sidomos të fëmijëve me autizëm të cilët paraqesin një nga shtresat më të cenueshme të shoqërisë sonë, kanë pasoja afatgjate në shëndetin e tyre mendor. Me këtë vendim, ShSKUK i vendosë në rrezik të abuzimit të mëtejshëm të gjithë fëmijët të cilët mund të kërkojnë trajtim nga logopedi, çkamund të shkaktojë, ndër të tjera, çrregullime të depresionit, ankthit, apo të shfaqë mendime për vetëvrasje. Kjo gjithashtu e forcon normalizimin e dhunës, duke e bërë atë institucionale dhe të pandëshkueshme.
Për ne, kjo është e pa pranueshme. Si shërbim i cili duhet të ketë në qendër nevojat e pacientëve, e jo të ruajë abuzuesë të cilët mbulohen nën petkun e profesionistit, ShSKUK ka për obligim që të sigurojë standardin më të lartë të shërbimeve të cilat ofron. Andaj, ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Iljasa Fazliut nga ShSKUK dhe të komisionit disiplinor të cilët e kanë mundësuar kthimin e tij. Këto shkarkime janë të domosdoshme për të ofruar një hapësirë të sigurt të punës dhe për të rifituar besimin e qytetarëve. Çdo hap tjetër është i pa pranueshëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Po na vijnë turistë byreku e kosi”, eksperti: Gjirokastra e Himara po braktisen

Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj

Ymeri: Kurti është kundër Konjufcës, Bogujevcit e Selimit për pozitën e kryeparlamentarit

“Po na vijnë turistë byreku e kosi”, eksperti: Gjirokastra e Himara po braktisen

Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj

Ymeri: Kurti është kundër Konjufcës, Bogujevcit e Selimit për pozitën e kryeparlamentarit

Islanda vendi më i sigurt në botë, Maqedonia e Veriut e 51 Shqipëria e 52

Policia me dron e me vetura inteligjente gjobit qytetarët, ua dërgon dënimet me postë

Shënohen sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

“Po na vijnë turistë byreku e kosi”, eksperti: Gjirokastra e Himara po braktisen

Si një 24-orësh i paqëndrueshëm e çoi Lindjen e Mesme drejt një armëpushimi?

Lyon nuk u mendua dy herë: Vjen vendim i shpejtë pasi ra në divizionin e dytë në Francë

Bellingham flet për turpin që po ndodh në Kupën e Botës për Klube

CNN: Sulmi amerikan nuk shkatërroi objektet bërthamore iraniane

Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj