Barcelona thuhet se do të veshë fanellat me logon e këngëtares spanjolle Rosalia gjatë El Clasico kundër Real Madridit më 19 mars.

Logoja e Rosalias do të shfaqet në pjesën e përparme të fanellës së ndeshjes si pjesë e marrëveshjes së vazhdueshme të Barcelonës me Spotify.


Spotify hoqi dorë nga vendi i tyre në këmishë gjatë El Clasicos së parë të sezonit, duke lejuar që logoja e Drake të shfaqet në komplet, shkruan DailyMail.

68459813 11834269 image a 1 1678267291495

Barcelona tha se kjo erdhi si pjesë e një marrëveshjeje me shërbimin e transmetimit për të ofruar 'përvoja inovative për tifozët e futbollit, si dhe për të ndihmuar për të arritur audiencë të re përmes muzikës'.

Gjigantët e La Ligës konfirmuan se shfaqja e logove të artistëve të tjerë ishte planifikuar ndërsa sezoni përparonte.

68459817 11834269 image a 2 1678267329035

Radio stacioni katalanas ‘Rac 1’ ka raportuar se Rosalia do të jetë artistja e dytë që do të shfaqet.

Logoja e albumit të saj të tretë “Motomami”, pretendohet të jetë dizajni i zgjedhur që do të përfshihet në fanellat e ndeshjes, që thuhet se shënon një vjetorin e publikimit të tij.

68460431 11834269 image a 5 1678267905049

Këngëtarja 30-vjeçare është rritur në Barcelonë dhe konsiderohet si një nga këngëtaret më të famshme të Spanjës.

Rosalia ka fituar çmime të shumta në karrierë, duke përfshirë dy “Grammy” dhe tetë “Grammy Latine”, ndërsa dy herë është emëruar si gruaja më me ndikim në Spanjë nga “Forbes”.

Partneriteti i Barcelonës dhe Spotify filloi zyrtarisht në qershor, me shërbimin e transmetimit që sponsorizon fanellat e klubit për katër sezonet e ardhshme.

68460305 11834269 image a 4 1678267774709

Stadiumi i klubit me 99,354 vende u riemërua gjithashtu Spotify Camp Nou si pjesë e marrëveshjes.

Pavarësisht vështirësive financiare të Barcelonës, skuadra katalanase aktualisht mban një epërsi prej nëntë pikësh ndaj rivalëve të mëdhenj Real Madrid në La Liga.

Fitorja në El Clasico më 19 mars do të ishte një hap i madh drejt skuadrës së Xavit për të fituar titullin për herë të parë që nga sezoni 2018-19. /Telegrafi/