LOGJIKA E PËRSOSUR

Nga: Roger Waters (këngë nga albumi Amused to Death, 1992)
Përktheu: Agron Shala *** LOGJIKA E PËRSOSUR 1
[HAL-i]: Ndalo Dejv. A do të ndalosh, Dejv? Ndalo Dejv. Kam frikë. Kam frikë. Dejv, po çmendem. Mund ta ndjej. Mund ta ndjej. Po çmendem. Nuk ka dyshime për këtë. Mund ta ndjej. Mund ta ndjej. Mund ta ndjej. Kam frikë.*
Majmuni u ul në një pirg guri
Dhe në dorë e shikoi një kockë të thyer
Tingujt e kuartetit vjenez jehonin mbi tokë
Majmuni shikoi lart kah yjet
Dhe vetmevete mendoi:
Kujtesa është e panjohur
Historia është për budallenjtë
Dhe duart i pastroi në pellgun me shkrime të shenjta
Kopshtit ia ktheu shpinën dhe mësyu për në qytetin më të afërt
Mbahu, mbahu ushtar Kur gjithçka përmbledh Lotët bashkë me palcën Ka një copë të artë Dhe një grimcë krenarie në çdo gur varri Dhe gjermanët i vrasin hebrenjtë Dhe hebrenjtë i vrasin arabët Dhe arabët i vrasin pengjet Dhe ky është lajmi Dhe, a është çudi pse majmuni është i hutuar Ai tha nënë, nënë, presidenti është budalla Pse duhet të vazhdoj t'i lexoj këto manuale teknike Dhe krerët e Shtabit të Përbashkët Dhe agjentët në Uoll-Strit thanë Mos na bëjë me të qeshura, fëmijë i zgjuar je Koha është lineare Kujtesa është e panjohur Historia është për budallenjtë Njeriu është mjet në duart E Zotit të madh të plotfuqishëm Dhe ata ia dhanë komandën e një nëndetëseje bërthamore E kthyen prapa në kërkim të Kopshtit të Edenit*** LOGJIKA E PËRSOSUR 2
A nuk e sheh
Gjithçka është e logjikshme
Nëse përkthehet në dollarë dhe centë
Funta, shilinga dhe peni
A nuk e sheh
Gjithçka është e logjikshme
Shpirtziu i vogël niset në sulm me fokus të përsosur
Mbahu ushtar
Burim i lajmeve kryesore të orës nëntë
Mbahu, mbahu ushtar
E dashur, a e ka fëmija sot ngrohtë në shtrat
[Marv Albert:] Përshëndetje të gjithëve, jam Marv Albert. Dhe, mirë se vini në transmetimin tonë. Po lidhemi drejtpërdrejt me Stadiumin Memorial. Dita është e bukur. Dhe sot presim për një duel sensacional. Por, së pari himni ynë global.**
A nuk e sheh
Gjithçka është e logjikshme
Nëse përkthehet në dollarë dhe centë
Funta, shilinga dhe peni
A nuk e sheh
Gjithçka është e logjikshme
[Marvi:] Dhe ja ku janë lojtarët. Derisa po flas me ju, kapiteni e ka caktuar shënjestrën te platforma e shpimit të naftës. E ul periskopin. Më duket se do të sulmojë. Meqë ra fjala, a e di ti se kapiteni i nëndetëses fiton dyqind mijë dollarë në vit.
[Eduardi:] Pa taksa Marv.
[Marvi:] Po, pa taksa. Faleminderit Eduard.
[Eduardi:] Je i mirëseardhur.
[Marvi:] Dhe tash kthehemi te loja ... e shkrepi një raketë ... po ... shkoi e dyta; të dy peshqit po shkojnë drejt objektivit. Platforma hidhet në mbrojtje. A do t’ia dalin? Nuk e besoj. Shiko. Shikoje atë send se si digjet!
A nuk e sheh
Gjithçka është e logjikshme
Nëse përkthehet në dollarë dhe centë
Funta, shilinga dhe peni
A nuk e sheh
Gjithçka është e logjikshme
/Telegrafi/
_____________





















































